TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

by Teve1
41 minuta ago
0
A A
Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar vonesat në përcaktimin e procedurave për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke vlerësuar se zvarritja e këtij procesi nuk i shërben kauzës kombëtare.

Tahiri ka bërë të ditur se Aleanca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion dhe Zyra Ligjore që të përcaktojnë procedurën për miratimin dhe amendamentimin e ligjit, por sipas tij, deri më tani nuk ka pasur hapa konkretë.

“Aleanca ka kërkuar nga Komisioni për Legjislacion, nga Zyra ligjore, të përcakton procedurën e saktë se si do të ndodhë miratimi, respektivisht amandamentimi i këtij ligji. Kjo deri tani nuk ka ndodhur”, ka deklaruar Tahiri.

Ai ka theksuar se vonesat në këtë proces nuk janë në funksion të interesit kombëtar dhe të shtetit të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e mbështetjes për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

“Kjo zgjatje nuk është në funksion të kauzës tonë kombëtare, të shtetit të Kosovës, që duhet të jetë mbrojtje të atyre 4 burrave të cilët po ashtu ia dhanë Kosovës një dhimbje të madhe me 16 shtator”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, institucionet duhet të ndërmarrin veprime konkrete, pasi koha po kalon pa u shënuar përparim në këtë drejtim. Ai ka theksuar gjithashtu se Komisioni Shtetëror ende nuk është mbledhur.

“Koha po kalon, veprimi i shtetit nuk po ndodh ende, nuk është takuar Komisioni Shtetëror, ende nuk ka veprime konkrete të cilat duhet të merren”, ka thënë Tahiri.

Në fund, ai ka ritheksuar se Aleanca do të vazhdojë ta përcjellë këtë çështje, duke nënvizuar se partia e tij e mbështet amendamentimin e ligjit pa kushte dhe pa kërkesa shtesë.

“Aleanca këto çështje do t’i përcjellë për shkak se ka qenë në mbështetje të këtij ligji, pa asnjë kusht. Pa asnjë kërkesë me bindjen tonë që duhet t’ju japim krah atyre burrave atje”, ka përfunduar ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjykata në Pejë: Sot pranuam aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

Gjykata në Pejë: Sot pranuam aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt për kanosje

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

“QIKA” aksion para Qeverisë: Shteti duhet të japë llogari

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë brenda

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Lula fiton mandatin e katërt historik si president i Brazilit

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Rasti i Arlinda Zekajt, thirret protestë për të mërkurën

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Dy stuhi godasin Evropën Veriore, mbi 150 mijë shtëpi pa energji

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë brenda

Nikçi: Viktima insistoi mbrëmë që të kthehet në shtëpi, u godit me të hyrë brenda

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Tahiri kritikon vonesat në amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën