TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Tahiri: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
​Tahiri: Ende s’kemi informacione për seancë, të mblidhet Kuvendi

Deputeti i Aleancës , Besnik Tahiri ka thënë që aktualisht nuk kanë informacione për seancë të planifikuar as për takime.

Tahiri, ka bërë thirrje që deputetët të mblidhen sa më parë për të votuar në lexim të dytë Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Në ditën vendimtare për zgjedhjen e presidentit, Tahiri ka thënë që të hënën kanë qëndruar në seancë me binde që ligji do të kalojë.

“Ne kemi ndejtur në seancë duke qenë të bindur, duke pasur njëfarë mirëbesimi se ne kemi shkuar aty në mirëbesim, në diskutim edhe me të trembesë. Domethënë me ndejtur me i kaluar 22 pika edhe në fund me thënë s’ka më seancë. Jemi këtu me pa mënyrën qysh, cila është mënyra. Me pa a ka kush brenda. Edhe dita e fundit me ardhur deri te votimi. Arsyeja pse duhet me ndodhë votimi, kushdo që ka një trohë logjikë, së pari normale, e dytë që frymon edhe mendon shqip. Aty kemi katër burra të cilët presin kurrgjë mos me mujtë me bërë, një ligj me e kaluar, një dorë me e çuar. Edhe prej atyre me ia dhënë një shpresë që ky vend, që ky shtet ju rri mbrapa në një rrethanë shumë të vështirë, për ta edhe për neve. Edhe në anën tjetër, do të thotë me kaluar. Se çka do të ndodhë do të shohim. Seancë nuk është thirrur, informacion për një seancë të planifikuar nuk kemi, as për takime. Ne si Aleancë nuk shkojmë në takime për shkak se ne kemi vendosur jashtë pikave edhe nuk duam me u kyçur në atë pjesë. Mirëpo nuk ka asnjë tendencë me arritur deri te një marrëveshje. Nuk shohim diçka tjetër”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Ndërkohë, deputeti i AAK-së ka cekur që partia e tij bashkë me PDK-në nuk arrijnë të sigurojnë dot nënshkrimet për thirrje të seancës.

“Për fat të keq, PDK-ja edhe Aleanca bashkë nuk i kanë 40 nënshkrime për me mujtë me thirrë seancën edhe me i detyru me ardhë deputetët me diskutu temën. Ne i kemi veç 30 nënshkrime. Zotimi i djeshëm ka qenë i qartë. Neve na ka ardhur një seancë me 22 pika. Ajo është dashur me qenë me një pikë. Na ka ardhur me 22 pika. Kemi kaluar si Aleancë, por edhe si PDK në disa momente kemi kaluar disa ligje me bindjen që kryhen 22 pikat edhe vjen ligji lexohet në lexim të dytë. Kjo ka qenë bindja jonë, kjo ka qenë arsyeja pse ne kemi ndejtur në 21 pikat e tjera përveç marrëveshjeve ndërkombëtare. Përndryshe ne s’kishim ndejtur. Pse me ndejtur me ia bërë kuorumin qeverisë si jemi? Ata zotërinj po dojnë me qeverisë, atëherë ta bëjnë kuorumin e qeverisë, nuk kishim ndejtur”, ka thënë ndër të tjera Tahiri.

Tags: Aleancakuvendiqeshtja e presidentitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Nuk pres asgjë nga Strategjia Shtetërore për apelin në Hagë, Ligji nuk besoj që kthehet në miratim

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Arifi: Progres-raporti i KE-së për Kosovën është raport i regresit, Qeveria Kurti e ka shumëfishuar korrupsionin

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

“InfoNata” 04.11.2026

“InfoNata” 04.11.2026

Apple drejt prodhimit të një iPhone me ekran të trefishtë?

Apple lëshon paralajmërim urgjent për përdoruesit e iPhone

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Kurti premton mbështetje institucionale për personat me aftësi të kufizuara

Policia publikon pamje nga arrestimi i katër të dyshuarve për detyrim në Pejë

Dy të kërkuar nga INTERPOL-i ekstradohen brenda një dite

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Mehmeti: Cilido që të vijë në vend të piktorit në pushtet, është më i mirë se ai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën