Është në mesin e 100 prijësve fetarë më me ndikim në Staten Island të Neë York-ut.
Tahir Kukaj, i lindur në Tërstenik të Drenasit, shërben si kapelan në Departamentin e Policisë së New York-uk dhe njëkohësisht është imam në këtë komunitet.
E roli i tij në shërbim të komunitetit dhe institucioneve amerikane është goxha i madh.
“Unë punoj në departamentin e Policisë së New York si kapelan. Është një titull nderi që u epet liderëve shpirtëror, qoftë me përkatësi fetare siç është rasti im si mysliman, por edhe për tjerët që kanë përkatësi fetare katolike, ortodokse .Jam edhe imam dhe mbikëqyrës në shkollën shqipe që quhet “Miraj Islamic School”,shkollë shqiptare. Mbaj dy përgjegjësi një ndaj komuniteti tonë shqiptar dhe tjetrën ndaj departamentit të policisë së New York”, thotë Kukaj për Tëvë1.
Kukaj, thotë se nuk do kishte mbërritur deri këtu, pa përkrahjen e komunitetit.
“Nuk e konsiderojë këtë thjeshtë si një arritje timen personale e konsiderojë si arritjet e përbashkët me komunitetin tim në New York. Përkrahja e komunitetit shqiptar është aq e madhe aq e vlerësueshme sa që nuk besoj që vet do të kisha arrit si këshilltarë i disa majorëve jo vetëm këtë aktuale, pastaj këshilltarë për çështje shpirtërorë dhe fetarë edhe i vet komisionarit të Policës së New York-ut, pastaj edhe kapelan”, shprehet ai.
E prania e emrit të tij në mesin 100 prijëseve fetarë në New York-ut, e bëri të ndjehet i privilegjuar.
“Gjatë rrugëtimit tim ka arritur të jem në mesin e 100 figurave më më influencë në New York. Është kënaqësi shumë e madhe diçka që nuk mund të matet me barometrat materiale. Mirëpo, fakti që një imam shqiptar të jetë në listën e imamëve më me ndikim në qytetin e New York-ut, është një kënaqësi e madhe është edhe përgjegjësi e madhe”, thotë Kukaj.
Shkolla në të cilën Kukaj është imam është një nga shkollat e para shqiptare dhe islame të pavarura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
“Prej viti 1998 ne kemi shkollën tonë quhet “Miraji” emri i mrekullisë së pejgamberit. Këtë vit kemi pasur 16 gjenerata që e kanë kryer gjimnazin tek ne. Diplomat tona i lëshon universiteti i New York-ut, se nuk është shkollë nate, nuk është shkollë fundjave por është shkollë e rregull akademike që në gjuhën shqipe është e domosdoshme për të gjithë ata që vijnë e mësojnë tek ne. Kjo është realizuar me vizionin e hoxhallarëve, imamëve por edhe të komunitetit aty”, shprehet imami nga Drenica.
Imami Kukaj së bashku me komunitetin shqiptarë bënë që Dita e Pavarësisë së Kosovës të festohet edhe atje.



