TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

by Tëvë1
2 muaj ago
3
A A
Supremja ia ul dënimin Edmond Lajqit, nga burgim i përjetshëm në 30 vjet burg për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ka ndryshuar pjesërisht vendimet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe të Gjykatës së Apelit në rastin e Edmond Lajqit, duke ia zëvendësuar dënimin me burgim të përjetshëm me 30 vjet burgim.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes së të dënuarit dhe përgjigjes në ankesë nga përfaqësuesja e autorizuar e palës së dëmtuar. Supreme e ka aprovuar pjesërisht ankesën vetëm sa i përket masës së dënimit, ndërsa pjesët tjera të aktgjykimeve kanë mbetur në fuqi.

Lajqi ishte shpallur fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe për mbajtje, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Sipas vendimit të ri, atij i shqiptohet dënimi prej 30 vitesh burgim, ku do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, prej 16 prillit 2024.

Gjykata Supreme ka vlerësuar se gjykatat më të ulëta e kanë vërtetuar drejt fajësinë e të pandehurit dhe cilësimin juridik të veprave penale, duke mos gjetur shkelje të procedurës penale apo të ligjit penal në këtë aspekt.

Megjithatë, sipas Supremes, dënimi me burgim të përjetshëm nuk ishte arsyetuar në përputhje me kriteret ligjore. Gjykata ka konstatuar se disa nga rrethanat e konsideruara si rënduese nuk kishin mbështetje të mjaftueshme në prova, ndërsa disa të tjera ishin pjesë përbërëse e vetë veprës penale dhe nuk mund të shërbenin si bazë për shqiptimin e dënimit maksimal.

Në arsyetimin e saj, Gjykata Supreme ka theksuar se burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste të jashtëzakonshme, kur ekzistojnë rrethana që e dallojnë qartë rastin nga veprat e tjera të ngjashme dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me rëndësinë e veprës dhe fajësinë e kryerësit.

Pas vlerësimit të të gjitha rrethanave, Supreme ka konkluduar se në rastin e Edmond Lajqit nuk janë përmbushur kushtet për dënimin me burgim të përjetshëm. Për këtë arsye, duke u bazuar në parimet e proporcionalitetit dhe individualizimit të dënimit, ka vendosur që masa e përshtatshme e dënimit të jetë 30 vjet burgim.

Tags: DënimEdmond LajqiGjykata SupremeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku publikon foto nga protesta: Populli në këmbë

Pjesëmarrësit e thonë betimin e ushtarit të UÇK-së në protestën që po organizohet në Prishtinë

Pjesëmarrësit e thonë betimin e ushtarit të UÇK-së në protestën që po organizohet në Prishtinë

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

“Linçimi publik, gjithnjë iu ka paraprirë edhe likuidimeve fizike” reagon GUXO për thirrjet për dorëheqjen e Gërvallës

Sheshi “Skënderbeu” mbushet për të katërtën natë radhazi me protestues kundër vendimit të Speciales në Hagë

Protestë edhe në Mynih e Koln kundër vendimit të Speciales

Protestë edhe në Mynih e Koln kundër vendimit të Speciales

Paralajmërimi i ekonomistëve: Nafta rrezikon t’i rris edhe çmimet e produkteve të tjera në Kosov

Paralajmërimi i ekonomistëve: Nafta rrezikon t’i rris edhe çmimet e produkteve të tjera në Kosov

Mërgata shqiptare në Zvicrës ngrihet në protestë kundër vendimit të Speciales, jehojnë thirrjet “UÇK”

Mërgata shqiptare në Zvicrës ngrihet në protestë kundër vendimit të Speciales, jehojnë thirrjet “UÇK”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën