TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Superheronjtë rikthehen në Pediatri – Gëzim dhe dhurata për fëmijët për të gjashtin vit me radhë

Për të gjashtin vit me radhë, superheronjtë kanë zbritur në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Aktiviteti humanitar, i organizuar nga Klubi Alpin Prishtina dhe Care for Kosova Kids, është shndërruar tashmë në traditë të fundvitit.

by Fëllënza Krasniqi
5 muaj ago
1 0
A A

Për të gjashtin vit me radhë, superheronjtë u rikthyen në Klinikën e Pediatrisë.

Përderisa superheronjtë zbresin nga katet e kësaj klinike lumturia e gëzimi po shihej në fytyrat e fëmijëve që po trajtoheshin këtu dhe atyre që erdhën për vizitë.

Ky aktivitet tradicional, i organizuar nga klubi alpin “Prishtina” në bashkëpunim me “Care for Kosova Kids”, këtë vit është realizuar në përmasa edhe më të mëdha, falë përkrahjes së institucioneve dhe donatorëve.

E nga kjo nismë më të gëzuar se kurrë dukeshin fëmijët, të cilët edhe treguan për të parapëlqyerin e tyre.

“Sot jam gëzuar shumë se edhe babi im është alpinist e më pëlqeu shumë”, u shpreh Jon Haliti.

“Më ka pëlqyer spidermani”, tregoi Ersen Temaj.

Kurse sipas organizatorit Kristian Gashi secili vit po del të jetë më i mirë se tjetri.

“Aktivitetin e organizojmë bashkë me Care for Kosova Kids është viti i gjashtë e është bërë aktivitet tradicional. Qëllimi kryesor është me i gëzuar sa më shumë fëmijët, përveç me i gëzuar kemi mbledh edhe fonde këtë vit”, tha ai.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte edhe ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, i cili vlerëson lartë këtë aktivitet.

“Një moment gëzimi për fëmijët në Klinikën e Pediatrisë dhe për këtë bashkë me Klinikën e Pediatrisë jemi sot këtu, për të ndarë gëzimin që fëmijët e përjetojnë me superheronjtë mbrapa dhe për të ju dëshiruar shëndet  mbi të gjitha, por dhe  fundvit të mbarë”, deklaroi Vitia.

Të nderuar nga ky aktivet u shprehen së janë edhe vet Klinika e Pediatrisë.

“Ne si klinikë pediatrike kemi nderin dhe kënaqësinë që për vitin e gjashtë me radhë të mirëpresim superheronjtë në pediatri, një aktivitet humanitar që organizohet nga shoqata Care for Kosova Kids së bashku me klubin alpin Prishtina, për gjashtë vite me radhë vijë i gëzojnë fëmijët për tu treguar që fëmijët në spital nuk vijnë vetëm të shpohen të marrin injeksione por edhe të ndodhin gjëra të mira e me ju jap kurajo fëmijëve”, deklaroi Arbana Baloku-Zejnullahu.

Se ndjehet e emocionuar nga ndihma që dha për aktivimin e tregoi edhe Nermin Mahmuti, nga Fondi për Zhvillim.

“Është kënaqësi me qenë sot këtu. Unë, jam shumë e emocionuar po më duket vetja si fëmije se tek secili prej nesh e ka një fëmijë që janë brenda. I falënderoj klubin alpin dhe superheronjtë, por për mua heronjtë më të mëdhenj janë këta fëmijë”.

Kurse tash e ca vite në Klinikën e Pediatrisë kontribut japin edhe nga shkolla “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë.

“Shkolla jonë zakonisht në fund vit bënë një donacion për pediatrin e fëmijëve, por ky vit ka qenë diçka tjetër se fëmijët janë pjesë e këtij aktiviteti. Ne jemi këtu për t’i mbështetur këta fëmijë moralisht emocionalisht dhe të tregojmë se të gjithë bashkëmoshatar e tyre lutën për shëndetin e tyre dhe ju qëndrojnë mbrapa”, deklaroi Remzije Kosumi-Raci, drejtoreshë nga shkolla “Mitrush Kuteli”.

E krejt në fund të këtij aktiviteti, fëmijët u lumturuan edhe më shumë me dhuratat që u shpërndanë nga alpinistët e shëndrruar në superheronjë për këta fëmijë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik në Prishtinë – sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

Arrestohen dy persona për mashtrim kompjuterik në Prishtinë – sekuestrohen mbi 48 mijë euro dhe 10 vetura

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti viziton Armeninë – merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe “Yerevan Dialogue”

Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës

Përleshje fizike mes policëve dhe banorëve protestues të fshatit Besi – shkak, mos lejimi i bllokadës së rrugës

Trump pretendon se Irani ka kërkuar armëpushim, zyrtarët iranianë e quajnë deklaratën “të rreme”

Trump: bllokada s’bie ndesh me “ndërprerjen” e armiqësive me Iranin

Haxhiu: Të drejtat e grave – standard i shoqërisë për demokracinë

Haxhiu në përvjetorin e masakrës në Bukosh: Krimet në Kosovë ishin pjesë e spastrimit etnik dhe gjenocidit

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

BE përshëndet ngritjen e Kosovës në indeksin e mediave, kërkon vazhdim të përparimit

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Haxhiu bëri homazhe në 27-vjetorin e masakrës në Bukosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën