TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Stuhia “Elli” shtyn dy ndeshje të Bundesligës gjermane

by tëvë1
9 muaj ago
0
A A
Stuhia “Elli” shtyn dy ndeshje të Bundesligës gjermane

Pas ndeshjes St. Pauli – Leipzig, Liga Gjermane e Futbollit është detyruar ta shtyjë edhe një ndeshje tjetër të xhiros së 16-të të Bundesligës. Vendimi u mor të premten pasdite.

Është shtyrë edhe ndeshja mes Werder Bremenit dhe Hoffenheimit të tre futbollistëve të Kosovës.

Sipas komunikatës së DFL-së dhe dy klubeve të përfshira, ndeshja në Bremen nuk mund të luhet “për shkak të akullit të përhapur dhe reshjeve të borës brenda dhe rreth stadiumit”.

Sipas ligës, organizimi i sigurt i ndeshjes nuk mund të garantohej për shkak të efekteve të stuhisë “Elli”.

Vetëm pak orë më herët, ndeshja mes St. Paulit dhe RB Leipzigut është shtyrë po ashtu. Si rezultat, vetëm tri ndeshje të Bundesligës do të luhen të shtunën pasdite. Ishte planifikuar të zhvilloheshin pesë ndeshje të shtunën.

Të premten në mëngjes te Werder Bremeni shpresonin se do ta organizonin ndeshjen si duhet. Klubi kishte angazhuar 50 persona shtesë për ditën e ndeshjes, në mënyrë që të pastrohet bora edhe gjatë lojës, nëse kjo do të ishte e nevojshme. Por më pas ky klub njoftoi se organizimi i ndeshjes ishte i pamundur.

“Bazuar në gjendjen momentale, nuk mund të garantohet që kushtet do të jenë në përputhje me kërkesat e Bundesligës për siguri”, ka shkruar Werder Bremeni në faqen zyrtare. Qasja në stadium është e kufizuar, ndërsa daljet emergjente dhe rrugët e lëvizjes nuk janë të sigurta për shfrytëzim.

Klubi po ashtu nuk ka mundur të garantojë udhëtim të sigurt të shikuesve për në stadium. Dhe rrjedhimisht u mor vendimi që ndeshja të shtyhet për një termin tjetër.

Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari janë prej lojtarëve më të rëndësishëm të Hoffenheimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli thërret tifozët për përkrahje kundër Kosovës

Izraeli thërret tifozët për përkrahje kundër Kosovës

Ronaldo me mision ndaj Uzbekistanit

Ronaldo sqarohet me selektorin Jesus

Haaland nuk largohet nga City

Haaland flet për të ardhmen e tij, pas vendimit për Cityn

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Sassuolos

Zhegrova zëvendëson Conceicaon, starton kundër Cagliarit

​Investimi i BE-së në njehsorët inteligjentë avancon zbatimin e marrëveshjes së dialogut për energji në veri të Kosovës

​Investimi i BE-së në njehsorët inteligjentë avancon zbatimin e marrëveshjes së dialogut për energji në veri të Kosovës

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Maqedonci pret ambasadorin gjerman, në fokus siguria dhe bashkëpunimi në mbrojtje

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

ATK në fokus bizneset që përmbushin kriteret për regjistrim në TVSH

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Von der Leyen nesër në Kosovë, takon Haxhiun në Presidencë

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Deputetët e PDK-së e lëshojnë sallën…nuk marrin pjesë në komisione – krejt çka ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Pse është i vështirë ndryshimi i Ligjit për Specialen dhe çfarë ndikimi do të mund të kishte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën