TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Struga reziston në udhëtimin evropian, barazon me Zalgirisin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Struga reziston në udhëtimin evropian, barazon me Zalgirisin

Struga e mbylli në barazim 0-0 ndeshjen e parë ndaj Zalgiris. Skuadra e drejtuar nga tekniku Shpëtim Duro që debutoi në Champions League, mori një rezultat shpresëdhënës për ndeshjen e kthimit një javë më pas teksa gjithçka është e hapur me Strugën që do të tentojë kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Pjesa e parë nisi mirë për Strugën me miqtë që provuan në minutën e katërt me anë të Ibraimit që mori përsipër një goditje dënimi. Por, goditja e kapitenit u devijua në këndore duke shmangur rrezikun në portën kundërshtare.

Dhjetë minuta më pas ishte radha e vendasve për të “treguar dhëmbët” teksa Hnid goditi me kokë pas një këndoreje megjithatë gjeti në gatishmëri portierin Kjosevski. Ndërkaq, në të 35-tën u shfaq edhe mundësia ideale për Strugën, me Shabanin që pas një aksioni të rrjedhshëm nga e djathta doli i vetëm përballë portierit kundërshtar, por u ndal në momentin e fundit.

Kundërshtarët u përgjigjën me dy sulme të njëpasnjëshme, por sërish portieri Kjosevski u shfaq i sigurt. Ndërkohë, fraksioni i dytë nisi më mirë për Zalgiris që rrezikoi të shënonte në të 48-tën, por sërish portieri i Strugës u konfirmua i pakalueshëm.

Në vijim, Struga tentoi me Ibrahimin, por sulmuesi nuk kishte saktësinë e duhur ndërsa deri në fund rezultati nuk ndryshoi, pavarësisht disa mundësive të vendasve. Kështu, në Vilnius u mbyll me shifrat 0-0, një rezultat i mirë për Kampionët e Maqedonisë dhe që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Liga e Parë, xhiro me ndeshje interesante

Liga e Parë, xhiro me ndeshje interesante

Operohet Albian Hajdari, humb ndeshjet e nëntorit

Operohet Albian Hajdari, humb ndeshjet e nëntorit

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Kryendeshja Prishtina – Drita, të dielën në Hajvali

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Gjilani – Llapi, ndeshja hapëse e xhiros së 11-të

Gjenden të vdekur dy persona gjatë 24 orëve të fundit

Vdes një burrë në Prishtinë, Policia nis hetimet

Shiroka-Pula mes liderëve botërorë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Shiroka-Pula mes liderëve botërorë në ceremoninë e 70-vjetorit të Revolucionit Hungarez

Tre të arrestuar për tentim vrasje në Deçan

Tre të arrestuar për tentim vrasje në Deçan

Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit

Kosova heton 10 të dyshuar për kontrabandë me mallra në veri të vendit

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore

Komisioni për Legjislacion shqyrton Projektligjin për Byronë Shtetërore

Rekrutët e rinj të FSK-së betohen sot në Prishtinë

Rekrutët e rinj të FSK-së betohen sot në Prishtinë

Çfarë po prodhon gjykimi në mungesë?

Vazhdon sot gjykimi për vdekjen e Auron Thaqit në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën