Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se sot do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë në autoudhë.
Sipas njoftimit, kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta, të cilat parashihet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.
Ndërkaq, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i këtyre automjeteve do të lejohet pa kufizime.
Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.
Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin e vendosur dhe të planifikojnë qarkullimin e tyre në përputhje me orarin e përcaktuar.










