TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sopjani: Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun mund të jetë bërë për të mos u arritur zgjidhja

by teve1
2 muaj ago
10
A A
Sopjani: Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun mund të jetë bërë për të mos u arritur zgjidhja

Juristi Shkelzen Sopjani ka vlerësuar se marrëveshja e arritur mes Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës, nuk ofron garanci të mjaftueshme për shmangien e zgjedhjeve të reja apo për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Sopjanit, pavarësisht arritjes së marrëveshjes, mbetet problem sigurimi i kuorumit të nevojshëm për votimin e presidentit në Kuvendin e Kosovës.

“Përkundër faktit që u arrit marrëveshja, nuk e di se sa ofron siguri për evitimin e zgjedhjeve dhe zgjedhjen e presidentit, marrë parasysh faktin që numrat për të cilët janë të përfaqësuara në Kuvend partitë, edhe LDK-ja edhe VV-ja, përjashtuar numrat e votave të pakicës, nuk garantojnë një minimum të nevojshëm prej 80 deputetëve”, ka deklaruar Sopjani.

Ai ka përmendur edhe kundërshtimin e deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti ndaj kandidaturës së Sejdiut, duke thënë se kjo e bën situatën edhe më të pasigurt.

“Sot e pamë se menjëherë pas arritjes së marrëveshjes, njëri nga deputetët e LDK-së doli dhe e kundërshtoi këtë kandidaturë, duke thënë se nuk do ta votojë. Nëse kësaj ia shtojmë faktin që bashkë LDK-ja dhe VV-ja, me pakicat, të gjithë bashkë i kanë 82 deputetë, përjashto këtu Listën Serbe dhe dy deputetë të pakicave, si Duda Balje dhe Adem Hoxha, mbesin 80, minus Avdullah Hoti. Pastaj potencialisht mund të tërhiqet edhe ndonjë deputet tjetër i LDK-së”, ka thënë ai.

Sopjani ka vlerësuar se, në këto rrethana, marrëveshja mund të mos prodhojë zgjidhjen e synuar.

“Atëherë i bie që marrëveshja, në njëfarë forme, është arritur për të mos u arritur zgjidhja. Pra, marrë parasysh se kandidatura në fjalë, përkundër që Bekim Sejdiu, kandidati konsensual për president, e ka një profil të respektueshëm, nuk ka siguruar pajtueshmëri as brenda partisë që e propozoi, sepse e pamë që prezantimin e tij e bëri Abdixhiku në krah me Vjosa Osmanin”, është shprehur Sopjani.

I pyetur nëse beson se propozimi për kandidaturën e Sejdiut ka ardhur nga LDK-ja apo LVV-ja, Sopjani ka thënë se, bazuar në atë që është bërë publike, duket se propozimi ka ardhur nga LDK-ja pasi ai ‘u prezantua nga drejtuesit e LDK-së pas takimit mes palëve’.

“Ne brenda bisedimeve nuk kemi qenë, por me aq sa publikisht la të kuptohet që e ka bërë LDK-ja, sepse nëse nuk e ka bërë Abdixhiku këtë propozim dhe po e prezanton ai, atëherë kjo mua më duket papjekuri politike prej tij, sepse po merr përsipër diçka që ndoshta i mbetet vetëm si ‘patate e nxehtë’ në dorë dhe nuk garanton zgjidhje. Publikisht la të kuptohet që është bërë propozimi nga LDK-ja, me vetë faktin që e njëjta kandidaturë është prezantuar pas takimit nga akterët e LDK-së”, ka përfunduar Sopjani.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) janë pajtuar që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president të Kosovës.

Marrëveshja u njoftua të hënën e 31 gushtit nga kreu i LDK-së, Lumir Abidxhiku, pas takimit me kreun e LVV-së, Albin Kurti.

“Nga të gjithë emrat që janë propozuar, jemi dakorduar për një emër – dhe, ai është prof. dr. Bekim Sejdiu”, tha Abdixhiku.

Në fjalën e tij para mediave, Sejdiu tha se e ka pranuar propozimin që të jetë kandidat për president, duke pasur parasysh kontekstin politik në të cilin ndodhet Kosova.

“Kjo mua më bën të ndihem i nderuar, pra besimi që më kanë dhënë të dy partitë politike”, tha Sejdiu para mediave.

Bekim Sejdiu është profesor i së drejtës në Universitetin e Prishtinës dhe ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Që votimi për presidentin e ri të Kosovës të jetë i vlefshëm kërkohet prania e 80 deputetëve në Kuvendin me 120 vende.

Së bashku me 18 mandatet e LDK-së, janë të paktën 81 vota, mjaftueshëm për votimin e presidentit të ri, nëse të paktën 80 prej tyre do të qëndronin në sallë./teve1,info/

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Gjini: Importi i energjisë kushtoi 27 milionë euro në shtator, Aleanca kërkon interpelancë nga Qeveria

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

​Berisha: Dhjetëra mijëra shqiptarë po vijnë në Tiranë, mbështetje e fuqishme për protestën studentore

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Rama: Protestat e dhunshme synojnë destabilizimin e Shqipërisë

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Vetëm 100 gramë ushqime ultra të përpunuara në ditë lidhen me rritje të rrezikut për sëmundje kronike

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuar për mashtrim përmes Call Center në Prishtinë

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku u bën thirrje shqiptarëve në Luginë të votojnë Koalicionin Shqiptar me numrin 17

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Zeka: Kosova të përshpejtojë reformat dhe investimet, partneriteti strategjik me SHBA-në lidhet me detyrimet ndaj pakicave

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën