TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“S’ka më asgjë lirë, kthehemi në shtëpi duarthatë” – Qytetarët ankohen për rritje çmimesh

Çmimet e pemëve dhe perimeve në Tregun e Gjelbërt në Prishtinë për disa qytetarë po shihen të larta. Nga tregtarët thonë se produktet që importohen nga jashtë kanë çmime më të larta, krahas produkteve vendore.

by TËVË 1
8 muaj ago
2 0
A A

Pemët dhe perimet mbeten ndër produktet kryesore në tryezën e çdo familje.

Megjithatë, çmimet e tyre këtë vit nuk janë të kënaqshme për shumë blerës në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Veçanërisht për pensionistët, kjo rritje konsiderohet e lartë krahasuar me pensionin e tyre.

“Çmimet mas shtrejti jonë ardh, sen lirë s’ka, sen so metë…. Senet jonë rrit tanat, krejt katastrof, s’ka senë lirë s’u mbet kurgjo. Çka me bo me 120 plaku me penzi, ilaqe si dalin”, tha qytetari.

“Po qysh s’jon të shtrejta. S’ki çka i sheh, çka i kqyr hiq….S’din pse me dal. Del s’mundesh me ble kurgjo. Kthehesh pash zotin, a merr një diçka qehtu si qeto a s’merr edhe shkon te shtëpija thatë”, tha një qytetar tjetër.

Por çmimet në Tregun e Gjelbër nuk po i sheh shumë të larta Fefzie Dauti.

Sipas saj, pemët dhe perimet po janë më të freskta në treg se sa në market.

“Për mu janë normale. Çdo gjë është shtrajtu. Edhe këta normal që nuk munden me i dhonë lirë se e bëjnë mundin. Për mu është krejt në rregull. Jonë me të freskta, janë më lirë”, u shpreh Fefzie Dauti.

E rritje, sipas Beqir Avdiut, shitës në Tregun e Gjelbër, ka vetëm në ato produkte të importuara nga jashtë vendit.

“Shembull te mollat i kemi pak ma shtrejtë, se këto temperatura, e dini edhe vetë se i pa dëmtu. Ka qenë ftoft, bash kur ke fillimi i tyre në frut i dëmtoi dhe tash çdo mall që vjen nga jashti, normal që është çmim më i shtrejtë. A këto tjera produktet çka i kena shembull perimet, lakna është lirë, trangujt qashtu, qepa, patatet krejt jonë çmime shumë të arsyshme”, tha shitësi në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Se këto produkte mund të vazhdojnë të kenë rritje e thonë nga Organizata Joqeveritare “Konsumatori”.

“Duhet ta kemi të qartë se një guralec shëndrohet në një bos bore ajo më pas e tërhek tegun. Dhe kur në treg nis ajo nuk ka të nalur deri sa të përfundojë rrugën. Dhe rruga e çmimit është rrugë pa kthim, njësoj si orteku dhe nuk do të ketë ndalje përderisa nuk mbarojnë arsyjet. Ne në vend se të ballafaqohemi me arsyje t’i ndalim ato, ne po krijojmë probleme të reja në mënyrë që të merremi me pasojat”, tha Selatin Kaçaniku nga Organizata Joqeveritare “Konsumaori”.

Për rritje çmimesh në vend, ka vazhdimisht ankesa nga qytetarët.

Kronikë e realizuar nga gazetarja, Adea Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën