TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë u mbajt protestë kundër qeverisjes së Albin Kurtit. Organizatori dhe qytetarët që morën fjalën shprehën pakënaqësitë për gjendjen në vend, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.

by Jona Kelmendi
31 minuta ago
0 0
A A

Thirrja për protestë u bë për orën 12:00.

I pari që mbërriti në sheshin “Skënderbeu”, ishte vetë organizatori Durim Aliu.

Ky i fundit kërkoi dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Por, thirrjes për protestë iu përgjigjën një numër relativisht i vogël i qytetarëve.

“Ne e dimë që shumica nuk guxojnë të dalin këtu për arsye se e rrezikojnë vendin e tyre të punës. Ne e dimë që ky regjim i Albin Kurtit nuk e ka shumë larg me ecë prej këtu. Nuk do të ndalemi me protesta, do ta mbushim sheshim me qytetarë”, u shpreh Aliu.

Në mesin e atyre që morën fjalën ishin edhe studentët.

“Sot nuk kemi ardhur këtu për t’iu dëgjuar, por kemi ardhur që t’iu kërkojmë llogari! Le të flasim pak për arsimin. Rezultatet e PISA tregojnë që arsimi në Kosovë është pranë fundit. Po ashtu, studentët po përballen me kushte të vështira, bursa të pamjaftueshme, mungesë të praktikës profesionale dhe kushte për punësim. Na flisni për ardhmen e Kosovës, por çfarë të ardhme po na afroni? Diplomë pa perspektivë dhe vite studimi pa garanci për punë. Dhe pastaj po çuditeni pse po ikin të rinjtë”, tha studenti  Princ Zogaj.

Këta thonë që qytetarët po detyrohen të largohen nga vendi për shkak të qeverisjes.

“Po e shohim çdo ditë se si jeta në Kosovë po shkon drejt degradimit, dështimit dhe humbjes së shpresës. Që prej qershorit të vitit 1999 e deri më sot, Kosova nuk e ka përjetuar ndonjëherë qeverinë më të keqe, më të dobët, më të dështuar në çdo sferë të qytetarit të Kosovës. Pra, Kosova nuk është mirë. Rinia po ikën, papunësia është në nivelin më të ulët, kurse pagat nuk po japin asnjë efekt pozitiv përballë çmimeve kaq të larta”, tha Adrian Mustafa-student.

Dikush tjetër ngriti shqetësime edhe për gjendjen në sektorin publik.

“Te na vdesë një i moshuar në banesë dhe ta gjejnë pas katër dite sepse nuk ka mbikëqyrje të shtetit, te na vdesë nëna nga kanceri sepse nuk ka medikamente, të paguhen pagesat e serbëve pa punuar në qeveri, kurse shtesat e ushtarëve të FSK-së, mos të paguhen as ndërrimin e natës, t’i shohim ushtarët duke punuar taksi dhe duke punuar kamarier, t’i shohim policë që punojnë në klubet e natës. Është kjo interes? Dhe shihjau uniformën, nuk janë këta të dy paviona policia, ose dy regjimentet, por janë disa të shlyera që shtatë vite nuk kanë marrë uniformë. Këpucët e tyre nuk janë të njëjta, sepse disa janë blerë në shitoret 5 euro dhe në pazare dhe nuk janë të shtetit, dhe disa nuk mund t’ia dalin fundmujit”, u shpreh ekonomisti Adem Qorrolli.

Organizatori i protestës tha që protesta do të vazhdojë të martën në ora 16:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i poshtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i poshtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën