TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sindikata e Pavarur e Administratës Publike kërkon dorëheqjen e kryetarit të BSPK-së

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Sindikata e Pavarur e Administratës Publike kërkon dorëheqjen e kryetarit të BSPK-së

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës Publike të Kosovës, Ali Gashi ka kërkuar që kryetari i Sindikatave të Bashkuara të Kosovës, Atdhe Hykolli ta lëshojë këtë pozitë.

Sipas Gashit, ai më nuk mund t’i drejtoj dhe t’i përfaqësoj as kërkesat e sindikalistëve e punëtorëve.

“Kërkoj që Hykolli të reflektoj, ai nuk mund të jetë drejtues i bashkimit të sindikatave, nuk mund t’i drejtoj dhe t’i përfaqësoj as kërkesat e sindikalistëve e punëtorëve prandaj nëse ka pak moral dhe etikë ai duhet të dal dhe të kërkoj falje, dhe ta lëshojë atë pozitë sepse nuk e meriton, ai duhet ta di që misioni dhe detyra e tij është të thërret në unitet jo të përjashtoj, forma e përjashtimit të tij i ngjasoj atyre të viteve ‘89-90”, u shpreh ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Gashi më tej, ka sqaruar se pse po kërkohet dorëheqja e tij, duke treguar se Hykolli ka bërë përjashtime e ndëshkime ekskluzivisht për interesa të tij klienteliste.

“Jemi të shqetësuar por edhe të befasuar duke marr parasysh që Hykolli është edhe profesor universitar. Kemi besuar që me ardhjen e tij krye të Bashkimit të Sindikatës së Kosovës do ta çoj përpara këtë federatë dhe do të krijojë një unitet, por fatkeqësisht ai e ka zgjedh rrugën e përjashtimit, ndëshkimit dhe mbylljes apo edhe kapjes së bashkimit të sindikatave, që është bërë ekskluzivisht për interesat të tij klienteliste”, shtoi ai.

Duke u shprehur i befasuar, Gashi ka thënë se Hykolli ka kryer punësime kundërligjore, për çka edhe është thirr në diskutim nga sindikatat por që i njëjti nuk ka gjetur kohë të përgjigjet që nga dhjetori i vitit 2023.

“Nuk ka asnjë aktivitet që mund të krenohet, ka dështuar në formimin e këshillit ekonomik social, ka dështuar tek paga minimale, tek marrëveshja kolektive, BSPK nuk ka asnjë aktivitet nën udhëheqjen e Hykollit. Që nga muaji 12 i vitit 2023 e deri më sot kur flas, edhe pse ne federatat në vazhdimësi kemi bërë kërkesa që të ftohet kryesia ekzekutive që diskutohen të gjitha këto probleme që janë realisht mëdha ai nuk gjen kohë dhe së fundmi tani shihet që disa veprime të tij janë kundërligjore, disa punësime që as nuk e kemi prit që do të ndodhin nga ana e tij, dhe jemi sinqerisht të zhgënjyer dhe të befasuar për keq”, tha ai.

Gashi ka njoftuar se Hykolli ka lidhur dy kontrata ani-ligjore e anti-statuore, ku janë punësuar dy persona dhe paguhen kundërligjshëm nga ai.

Gjatë ditës disa sindikata edhe dolën në një konferencë për medie, ku shpalosën të gjitha pakënaqësitë që kanë ndaj Hykollit. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Këto janë çmimet e derivateve në Kosovë për sot

​Gjini voton në Gjakovë: Fton qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për Kosovën

​Gjini voton në Gjakovë: Fton qytetarët të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për Kosovën

Banorët e fshatit Zhur shpresojnë për lajme të mira pas zgjedhjeve të sotme

Banorët e fshatit Zhur shpresojnë për lajme të mira pas zgjedhjeve të sotme

“Presim me u bë mirë” – banorët e Komoranit shprehin optimizëm pas zgjedhjeve të 7 qershorit

Ambasadori britanik viziton KQZ-në, vlerëson përgatitjet për procesin zgjedhor

Ambasadori britanik viziton KQZ-në, vlerëson përgatitjet për procesin zgjedhor

Deri në orën 09:00, vetëm 26 qytetarë votojnë në qendrën e votimit me kusht në Pejë

Deri në orën 09:00, vetëm 26 qytetarë votojnë në qendrën e votimit me kusht në Pejë

Kamenica me interes të ulët për të votuar në orët e para të mëngjesit

Kamenica me interes të ulët për të votuar në orët e para të mëngjesit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën