Pas disa muajsh mungesë në rrjetet sociale, këngëtarja e mirënjohur shqiptare Parashqevi Simaku është rishfaqur përmes një videoje të publikuar në platformën TikTok nga biznesmeni Elton Ilirjani.
E veshur me një pamje të kuruar dhe e buzëqeshur, artistja ka përcjellë një përshëndetje dhe një mesazh urimi për të gjithë shqiptarët nga New York-u.
“Ju përshëndes të gjithëve nga New York, ju dua. Më shumë dashuri dhe mirënjohje, Parashqevia,” shprehet ajo në videon e shpërndarë, duke tërhequr vëmendjen dhe dashamirësinë e ndjekësve dhe admiruesve të saj të dikurshëm dhe të sotëm.











