TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Si u arrestua Vezir Haziraj, i cili ndodhej në arrati dhe paraqitjet në “TikTok”?

Nga shtatë gushti, Vezir Haziraj ndodhej në arrati. Ai dyshohet për vrasje në tentativë. I riu nga Istogu nga arratia postonte video në rrjetet sociale, ndërkaq sot, kishte paralajmëruar dorëzimin e tij.

by Florijeta Dernjani
2 muaj ago
6 0
A A

Ka disa ditë që poston video në rrjetin social “TikTok”.

Por ky që shihet në këto pamje, ishte person në arrati.

Vezir Haziraj, po kerkohej nga organet e rendit për veprën penale “Vrasje në tentative” që ndodhi në fillim të gushtit në Istog.

Pavarësisht videove të publikuara në rrjetet sociale, Haziraj vazhdonte të  ishte i pakapshëm për drejtësinë.

Madje në disa video të publikuara, i riu nga Istogu shfaqet i armatosur rëndë.

Për këtë, ekspertët e sigurisë, po kërkojnë që shteti të veprojë me urgjencë.

“Mekanizmat shtetërorë  të cilët kanë autorizime për të ndërmarrë veprime në raport me arrestimin dhe vënien e tij para drejtësisë, pa paragjykuar epilogun, do duhej të vepronin shpejtë, në afat rekord, sepse kështu me pamje të tilla, duke sfiduar live mekanizmat e drejtësisë, policinë, prokurorinë vërtetë po i bën dëm në imazh shtetit tonë. Prandaj, shteti duhet të veprojë shpejtë”, tha avokati Valdet Hoxha.

Për kapjen e Vezir Hajrizajt, Policia e Kosovës, pati shpërndarë  fotografinë e tij.

Përmes kësaj, policia kërkoi ndihmë për vendndodhjen e tij.

Mirëpo, kjo sipas ish profesorit të lëndëve policore, Refki Morina, nuk duhet të mbarojë me kaq.

“Të gjitha rastet që paraqiten në rrjete sociale, si TIKTOK apo rrjete të tjera, duhet të hulumtohet si rast, për arsye sepse në bazë të TIKTOK-ut apo rrjeteve tjera sociale, mund të jetë ndonjë fotografi që e identifikon vendin ku ai fol. Pastaj, mund të jenë informacione të qytetarëve që mund ta dërgojnë në Polici dhe në këtë mënyrë të identifikohet së pari vendi ku ndodhet kryerësi i veprës penale, dhe pastaj të identifikohet edhe  personat që e ndihmojnë, për shkak se kemi raste kur qytetarët kryerësit e veprave penale i fshehin”, deklaroi Morina.

Përveç vendit se ku ndodhej,  vazhdon të mbetet enigmë se si ky person i arratisur ushqehej apo ku e karikonte telefonin për paraqitjet live ne rrjetet sociale.

Por sot, gjatë ditës në një video të radhës, paralajmëroi dorëzimin e tij.

Siç ka njoftuar drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, për arrestimin e Hazirajt ka pasur bashkëpunim edhe me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës. Sipas njoftimit, Haziraj “duke e parë se nuk kishte mundësi largimi është dorëzuar dhe gjithçka ka shkuar pa ndonjë incident”.

Ndryshe, Vezir Haziraj është emër i njohur për organet e rendit, për shkak të veprave të tjera penale në të kaluarën.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Sinani me thirrje për qytetarët: Dilni sot votoni, është ditë jetike për shqiptarët e Luginës

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Rama: Pezullim për mësuesit që nxisin protestat, deri në 2 vite burg për personat që kapen me armë apo sende të rrezikshme

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Mbi 27% pjesëmarrja në zgjedhjet në Serbi deri në orën 11:00

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Policia aksidentohet në Skenderaj gjatë ndjekjes së një veture

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Vdes një grua në Gjilan pasi u rrëzua në rrugë

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Një person gjendet i vdekur në rrugë në Skenderaj

Emergjenca në QKUK trajtoi 343 raste gjatë 24 orëve të fundit, 32 prej tyre ishin lënduar në aksidente trafiku

Vdes në mjekimin intensiv personi i lënduar në aksidentin e 4 tetorit në Fushë-Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën