TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si ta kuptoni që kremi kundër diellit ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

by teve1
9 muaj ago
0
A A
Si ta kuptoni që kremi kundër diellit ka skaduar dhe cilat janë rreziqet e përdorimit?

Në ditët me temperatura të larta, kremrat me faktor mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet (SPF) bëhen pjesë e përditshmërisë.

Por një pyetje e zakonshme që lind është: A është e sigurt të përdoret një krem kundër diellit i skaduar? Po, kremi kundër diellit skadon dhe pasojat mund të jenë serioze.

Sipas rregulloreve të Agjencive për Kontrollin e Ushqimit dhe Barnave (FDA, EMA), çdo produkt që përmban SPF duhet të ketë një afat të qartë përdorimi. Zakonisht, kremrat për diell kanë jetëgjatësi deri në 3 vjet, por vetëm nëse ruhen siç duhet; në vend të freskët, larg dritës dhe nxehtësisë direkte.

Nëse data e skadencës është fshirë ose produkti është përdorur shumë kohë pas hapjes, është e domosdoshme të vlerësohet pamja, aroma dhe struktura e tij për të kuptuar nëse është ende i përdorshëm.

Përbërësit aktivë si oksibenzoni, avobenzoni dhe oktisalati janë kimikate të ndjeshme që degradohen me kalimin e kohës dhe ekspozimin ndaj dritës ose oksigjenit.

Si pasojë, produkti humb efektin mbrojtës ndaj djegieve dhe dëmtimeve të ADN-së në qelizat e lëkurës.

Sipas American Academy of Dermatology, produktet e skaduara shpesh ndryshojnë në aromë, strukturë dhe ngjyrë, tregues të degradimit ose kontaminimit bakterial.

Përdorimi i tyre mund të shkaktojë skuqje, scarim të lëkurës, reaksione alergjike, bllokim të poreve dhe shfaqje aknesh.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), SPF-ja e skaduar nuk është vetë kancerogjene, por duke eliminuar mbrojtjen ndaj rrezatimit ultravjollcë, faktor kyç i melanomës rritet ndjeshëm rreziku për kancer të lëkurës.

Si ta kuptoni që SPF-ja është skaduar? Aroma e rëndë ose e ndryshuar, konsistencë ujore, me grimca ose shtresa të ndara, ngjyrë e verdhë apo kafe, formim shtrese të bardhë në fund të shishes.

Edhe pse përbërësit si zinku dhe dioksidi i titaniumit janë më të qëndrueshëm ndaj dritës, këto produkte përmbajnë gjithashtu emulgatorë dhe konservues që degradohen me kohën. Kontrolloni gjithmonë datën e skadencës në paketim. Aplikoni sasinë e duhur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

8 vetitë e një mësuesi të mirë

8 vetitë e një mësuesi të mirë

12 ligjet e jetës!

12 ligjet e jetës!

Bëjeni vetë në shtëpi pastruesin natyral për fytyrë

Bëjeni vetë në shtëpi pastruesin natyral për fytyrë

Pesë shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju

Pesë shenja që tregojnë se dikush është xheloz për ju

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

A ju mohua Kosovës penalltia në ndeshjen kundër Sllovakisë, sipas Hajdarit

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Dellova: Ndeshjen e filluam me stres, por gjetëm forcën dhe u rikthyem

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

“InfoNata” 26.03.2026

“InfoNata” 26.03.2026

Kurti:  Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Kurti: Ky ekip me këta tifozë, sonte kanë hapur një kapitull të ri të futbollit

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria humb në Varshavë, shuhet ëndrra për Kupën e Botës

Shqipëria mposhtet në Poloni

Shqipëria mposhtet në Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën