Real Madridi është në telashe të mëdha në prag të ndeshjes me Manchester Cityn, pasi ekipit spanjoll i është lënduar edhe një futbollist.
Bëhet fjalë për Lucas Vazquezin, i cili u dëmtua në barazimin ndaj Atletico Madridit dhe nuk do të përfshihet në ekip për duelin në Champions kundër Cityt, të martën mbrëma.
Vazquez ka pësuar lëndim muskulor dhe ka shtuar telashet për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili është edhe pa mbrojtësit Dani Carvajal, Eder Militao, David Alaba e Antonio Rudiger.
Real Madridi ka pësuar 36 lëndime deri më tani këtë sezon, prej të cilëve 26 janë muskulore.
Ndeshja e parë e play-offit të Ligës së Kampionëve mes Manchester Cityt dhe Real Madridit, luhet të martën prej orës 21:00 në stadiumin “Etihad”.