TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MPJD-ja kërkon nga ndërkombëtarët siguri për kosovarin e arrestuar në Serbi

by Teve1
1 muaj ago
1
A A
MPJD-ja kërkon nga ndërkombëtarët siguri për kosovarin e arrestuar në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës njofton se autoritetet gjyqësore të Serbisë kanë iniciuar procedurë penale ndaj shtetasit të Republikës së Kosovës, Dukagjin Maxhuni, të cilit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh me pretendime për krime lufte të vitit 1999.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, ka njoftuar menjëherë Delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi, si dhe ka dërguar notë verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi, me qëllim sigurimin e angazhimit të partnerëve ndërkombëtarë në mbrojtje të të drejtave dhe sigurisë së shtetasit të Republikës së Kosovës. Ambasadori i Republikës së Kosovës në Serbi, z. Jetish Jashari, është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e të arrestuarit dhe përmes Zyrës Ndërlidhëse, do të procedojë me paraqitjen e kërkesës zyrtare për lejimin e vizitës ndaj shtetasit Maxhuni. Vizita pritet të realizohet gjatë javës në vijim”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se përmes Zyrës Ndërlidhëse në Serbi do të vazhdojë monitorimin e afërt të këtij rasti dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike për mbrojtjen e të drejtave të të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës.

Rikujtojmë se i arrestuari në Serbi, Dukagjin Maxhuni është nga Beci i Gjakovës, i moshës 47-vjeçare.

Avokati nga Kosova, Arianit Koci, më parë njoftoi se autoritetet serbe kishin ndaluar Dukagjin Maxhunin në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, dhe pas disa orësh verifikim, familjarët janë njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij ishin duke vazhduar.

Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas të Kosovës nën pretendime për krime lufte në Kosovë më 1998-’99.

Ky është arrestimi i dytë gjatë gushtit që Serbia bën për krime të pretenduara të luftës në Kosovë. Më 2 gusht, në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë u arrestua shtetasi i Kosovës, Mentor Mustafa, 44 vjeç nga Novobërda. Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit një muaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Kosova i kthehet përgatitjeve, me fokus te Austria

Kosova i kthehet përgatitjeve, me fokus te Austria

Ndeshja Kosovë – Austri, shiten biletat në “Fadil Vokrri” – mbesin edhe pak në zonën VIP

Ndeshja Kosovë – Austri, shiten biletat në “Fadil Vokrri” – mbesin edhe pak në zonën VIP

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Nagavci: Të hënën votohet formimi i komisioneve, pajtueshmëri edhe për deklaratën për Specialen

Iu “djeg” goli i Muriqit, mediat serbe kërkojnë nga UEFA ta përjashtojnë Kosovën

Iu “djeg” goli i Muriqit, mediat serbe kërkojnë nga UEFA ta përjashtojnë Kosovën

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Von der Leyen, të enjten në Prishtinë

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Në Apel prokuroria kërkon dënim me të lartë për Jelena Gjukanoviqin e akuzuar për spiunazh, mbrojtja kërkon lirimin e saj

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Haxhiu: Nuk i ndihmojmë Kosovës dhe të akuzuarve në Hagë nëse shkojmë në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën