TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shqiptarja gjendet e vdekur në Itali, në kërkim bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë

by teve1
12 muaj ago
1
A A
Shqiptarja gjendet e vdekur në Itali, në kërkim bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë

Një grua 49-vjeçare është gjetur e vdekur në një banesë në Pianello Vallesina, një fshat i vogël i Monte Roberto në provincën Marke në Ankona.

Sipas të dhënave paraprake të autoriteteve, viktima, Sadjide Muslija, me origjinë maqedonase, dyshohet se është rrahur për vdekje.

Ajo u gjet pa shenja jete në shtrat, me trauma dhe lëndime të dukshme në kokë.

Policia u njoftua nga punëdhënësi i saj, pasi gruaja nuk ishte paraqitur në punë.

I dyshuari kryesor, bashkëshorti i saj Nazif Muslija, gjithashtu me origjinë maqedonase, aktualisht është i zhdukur dhe po kërkohet nga policia.

Pavarësisht procedurave të ndarjes dhe një dënimi të mëparshëm për dhunë, ai ishte rikthyer të jetonte me viktimën.

Në vendngjarje ndërhynë magjistrati i Prokurorisë së Ankonës, karabinierët e njësisë hetimore, specialistë të seksionit të Hetimeve Shkencore të Ankonës, si dhe kryebashkiaku i Monte Roberto, Lorenzo Focante.

Arrestimet e mëparshme dhe denoncimet

Burri, 50 vjeç, kishte pranuar fajësinë për një dënim me 10 muaj burg, të vendosur korrikun e kaluar, pasi u arrestua në prill për ndjekje të gruas me një sëpatë dhe kërcënimin e saj me vdekje.

Në atë rast, viktima arriti të shpëtonte duke u strehuar te fqinjët, ndërsa ai u vendos fillimisht në arrest shtëpie.

Për shkak të shkeljeve të përsëritura, në maj gjyqtari vendosi ta linte në burg.

Muaj më parë, në janar, gruaja kishte denoncuar një tjetër sulm të rëndë, burri e kishte sulmuar në makinë dhe kishte thyer xhamin e përparmë me sëpatë.

Ajo kishte marrë 30 ditë raport mjekësor, ndërsa ai ishte akuzuar për sulm.

Çifti ka dy fëmijë, një djalë 27-vjeçar, i martuar dhe banues në Zvicër, si dhe një vajzë.

Një fqinj, gjithashtu mik i viktimës, u shpreh për mediat: “Ajo më thoshte se nuk kishte më frikë, se burri kishte ndryshuar. ‘Po trajtohet, është bërë i qetë’, më përsëriste vazhdimisht.”/TopChannel

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

Marta Kos thotë se Shqipëria mund të nënshkruajë Traktatin e Anëtarësimit në BE në 2028, Rama: Janë 27 vende që duhet të bien dakord

​Rama nga Samiti i Ballkanit “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën”

​Rama nga Samiti i Ballkanit “Moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe Evropën”

Kos: Fituesit e zgjedhjeve në Serbi duhet të punojnë për të rikthyer besimin e institucioneve evropiane

Kos: Shqipëria ka përmbushur 80% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro nga Plani i Rritjes

Këto janë 16 kushtet që Specialja ia kishte vendosur Jakup Krasniqit për ta vizituar bashkëshorten e sëmurë

Këto janë 16 kushtet që Specialja ia kishte vendosur Jakup Krasniqit për ta vizituar bashkëshorten e sëmurë

Kos: Në Kosovë kemi stabilitet politik, Shqipëria në BE deri më 2030

Kos: Në Kosovë kemi stabilitet politik, Shqipëria në BE deri më 2030

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

​Serbia jep pasaporta për njerëzit e Putinit dhe djalin e Kadyrovit

Kurti nga Tirana: Reformat do t’i përmbushim edhe ato për të cilat Kosova humbi fondet e BE-së

Kurti nga Tirana: Reformat do t’i përmbushim edhe ato për të cilat Kosova humbi fondet e BE-së

Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të ligjit për vazhdimin e mandatit të Bashkim Jasharit

Qeriqi nuk e përjashton mundësinë e ndryshimit të ligjit për vazhdimin e mandatit të Bashkim Jasharit

Brahim Diaz nënshkruan me Real Madridin deri në vitin 2031

Brahim Diaz nënshkruan me Real Madridin deri në vitin 2031

Sot, shorti i Kupës së Kosovës, dihen kundërshtarët e rrugëtimit drejt trofeut

Sot, shorti i Kupës së Kosovës, dihen kundërshtarët e rrugëtimit drejt trofeut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën