tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info

Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë mbështetje nga Kurti për arsimin në gjuhën shqipe

Besarta Mehmeti nga Besarta Mehmeti
25/02/2022
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në njoftimin për media nga Zyra e Kyreministrit është bërë e ditur se përfaqësuesit shqiptar nga Mali i Zi e njoftuan Kurtin për objektivat e punës së këtij këshilli, në fushat të cilat janë me interes jetësor për shqiptarët.

“Theksuan qëllimin për zhvillimin e aktiviteteve me qëllim të parandalimit të ndryshimit të strukturës etnike të popullsisë në zonat ku jeton popullata autoktone shqiptare. U bisedua për thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe avancimin e identitetit kulturor e gjuhësor. U theksua nevoja për mbështetje nga Republika e Kosovës për çështje të arsimit në gjuhën shqipe në Malin e Zi, si dhe për realizimin e projekteve të ndryshme kulturore që kanë të bëjnë me identitetin kombëtar, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore”, thuhet në njoftim.

Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi: Smajl Maliq Çunmulaj, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar përfaqësues nga Malësia; Bujar Hasangjekaj, Kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë; Ali Gjeçbritaj, mësimdhënës në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krajë, përfaqësues i Krajës dhe Tivarit; Ali Daci, mësimdhënës në shkollën fillore “Dacaj” në Rozhajë, përfaqësues nga Rozhaja; si dhe Ariana Zherka–Hoxha, Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Hydajet Hyseni, kryesues i grupit të miqësisë me Malin e Zi, dhe Gani Krasniqi, kryesues i grupit të miqësisë me Shqipërinë. /teve1.info/

Të ngjashëm

LAJMET

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
LAJMET

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
LAJMET

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
LAJMET

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
LAJMET

Zjarri në Tregun e Gjelbër në Prishtinë, raportohet vetëm për dëme materiale

08/06/2023
LAJMET

Hyseni flet për 80 mijë eurot e paguara për orenditë në QKMF në Gjilan

08/06/2023

Murati: Kurti ngjau me të gjithë kryeministrat në tavolinën e bisedimeve

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati duke folur për zhvillimet në veri dhe deklarimet e Qeverisë për shtrirje te...

Murati: Është joserioze të thuhet se emisari special po vjen dhe po sjellë kërkesat e Serbisë

08/06/2023
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, thotë se politikat që vijnë nga Uashingtoni, Kosovës i pëlqejnë apo jo, duhet...

Shehu për draftin e Ramës për Asociacionin: E zbeh sovranitetin e Kosovës

08/06/2023
0

Tritan Shehu, deputet i PD-së në Kuvendin e Shqipërisë, thotë se është kundër veprimeve, si ai që ka marrë kryeministri...

Reshjet e shiut shkaktojnë vërshime e kolona në Prishtinë

08/06/2023
0

Reshjet e shumta të shiut sot kanë bërë që në disa pjesë të kryeqytetit të shkaktohen vërshime. Si pasojë e...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.