Veturën të enjten vendosi ta mbushë me 20 euro.
E sasia e naftës që i erdhi me këtë shumë, është vetëm 10.42 litra.
Kjo pasi të enjten çmimi i një litre nafte, arriti në 1.92 euro.
Kjo gjendje, sipas qytetarit Sahit Shala, po bëhet e papërballueshme.
“Çmimi i naftës është shumë i lart për neve, rrogat nuk janë kërkund. 1.92 e kan bo litrën e naftës… Po luajnë me çmime herë binw, herë rriten çmimet”, thotw Sahit Shala-qytetar.
Qytetarët po kërkojnë një zgjidhje për të dalë nga kjo situatë.
“Çmimet e naftës për momentin janë të larta, janë enorme. Ekonomia në Kosovë është e stagnume. Besoj që shteti duhet me ul TVSH-ën e naftës që me pas zbritje. Shqipëria veç sa ka fillu TVSH-ën e naftës e ka hek, edhe Maqedonia , shtetet e Ballkanit të gjitha e kan hek. Besoj që shteti duhet me ndërmar veprime me ul akcisten dhe TVSH-ën që me pas çmim më të lirë se kriza globale po e bon edhe të veten”, shprehet qytetari Driton Kaloshi.
E nga Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës, thonë se çmimet e larta, janë shkak i mungesave së rezervave të naftës.
“Kosova nuk ka rezerva shtetërore, rezerva strategjike si i themi, siç kanë shumica e vendeve Evropiane. Çfarë është më e keqja ne jemi të ekspozuar jashtëzakonisht shumë nga importi ditor dhe në rast se një eskalimi ose mungesës në treg do të reflektohet menjëherë në tregun tonë të Kosovës çka nuk ndodh në vendet tjera se të patën për të siguruar vazhdimësi në furnizim kanë sasi në stoqe”, thotw Zekim Istogu- kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës.
Gisht në rritjen e çmimit të naftës, sipas Jakup Gashit, njohës i tregut të naftës, kanë zhvillimet gjeopolitike.
“Më tepër ka të bëjë me probleme politike se sa të problemeve të prodhimit. Nëse e merr për bazë çmimit të naftës brend, çmimin e papërpunum ka pak lëvizje në krahasim mundem me potencu fillimet e konfliktit të luftës në Ukrainë deri sa ka qen 140 dollar çmimi i naftës brend, çmimi me pakicë Kosovë ka qenë diku 1.85-1.90 derisa sot është diku 113 dollar çmimin në Kosovë e ki 1.92.-1.93 që do të thotë që ka lëvizje ka ngritje edhe si pasoj e frikës dhe si pasoj e manipulimeve të ndryshme sa i përket përpunuesve dhe zinxhirit tregtar”, thotw ai
E kjo gjendje, sipas shoqatës së naftëtarëve, mund të zgjasë deri në fund të këtij viti.
“Ne si importues kemi një optimizëm që nga janari fillon një stabilizim, një rënie ngadalë e çmimit. Por, prapë se prapë varet nga lëvizjet gjeopolitike që bëhet nëpër rajonet ku ka sasi të madhe të prodhimit dhe të transportit të derivateve të naftës”, shprehet Istogu.
Ndryshe, me 4 shtator, Ministria e Tregtisë, mori vendimin për të ndaluar përcaktimin e çmimit tavan për derivatet e naftës.







