TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkollave që iu vendos dryni në Skenderaj

Numri i ulët i nxënësve në disa fshatra të Skenderajt ka detyruar komunën që  të mbyllë shkollën e fshatit Baks. Por jo vetëm këtë shkollë, edhe disa të tjera janë mbyllur për këtë arsye. E shqetësuese po shihet edhe largimi i nxënësve nga Kosova.

by Doresa Geci
1 muaj ago
6 0
A A

Klasat kanë mbetur të boshatisura.

Në shkollën që për vite mësuan gjenerata të shumta më nuk dëgjohet zhurma e nxënësve.

Kjo pasi ka disa muaj që shkolla e fshatit Baks të Skenderajt nuk është më funksionale.

Dyer e shkollës së fshatit Baks janë mbyllur që nga shtatori i vitit të kaluar. Kjo pasi komuna e Skenderajt vendosi ta mbyllë këtë shkollë pas rënies së numrit të nxënësve.

Mbyllja e këtij institucioni arsimor ka mërzitur banorët e fshatit.

“Ka ra gjallëria… unë çdo mëngjes vijë këndej për më shku tek puna në maketë, por kur vijë këtu nuk mundem me pranu që nuk ka më nxënës në këtë shkollë është shumë e dhimbshme, kanë luajtur nxënësit këtu, ka pasur gjallëri tash është heshtje totale në fshatin tonë”, thotë Asllan Selmanosmai, banor i fshatit.

E nga këtu nxënësit e Baksit, detyrohen të shkojnë në shkollën e fshatit Qirez.

 “Shumë më problem dhe njëkohësisht rrezik, pasi deri tek shkolla i kanë minimumi tri kilometra, herë po detyrohem me disa komba me pagu ose edhe në këmbë më shku. Pra është shumë në rrezik”, tregon ky banor.

E shkolla “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez, nuk po shërben vetëm për nxënësit e Baksit.

Edhe nxënësit nga fshatrat e tjera përreth, për shkak të mbylljes së shkollave, mësimet po i ndjekin këtu.

Drejtori i kësaj shkolle shpreh shqetësim largimin e nxënësve nga fshatrat.

“Shqetësuese është shumë pasi ka nxënës që po migrojnë jashtë, pra prindërit e tyre kanë shkuar më herët dhe tash po i marrin edhe fëmijët e tyre, por kemi që po gravitojnë edhe në për qytete. Ne kemi këtu disa shkolla që janë mbyllur kemi shkollën e Krasmirovcit, Dashevcit e Baksit”, thotë Amir Ferati –drejtor i shkollës.

Me largimin e nxënësve, po përballet edhe Qirezi.

Nga shtatori, kësaj shkolle i janë larguar plot 10 nxënës.

Ndërsa në pritje për të migruar jashtë Kosovës, janë edhe tre të tjerë.

“Zakonisht është shumë vështirë më mbajt një orë mësimore, për shkak se numri sa më i vogël i nxënësve aq më të vështirë e bënë zhvillimin e një ore mësimore sa më lartë numri në për klasë është më lehtë edhe për mësimdhënësin edhe për nxënësin pasi bashkëpunimi në klasë është mjaftë efektiv”, shprehet ai.

Aktualisht shkolla “Dëshmoret e Qyqavicës” numëron 187 nxënës, e sipas drejtor brenda çdo viti largohen 15 nxënës.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

28 vjet nga masakra e Lybeniqit

28 vjet nga masakra e Lybeniqit

Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell të hënën

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell gjatë javës, temperatura më e lartë 29 gradë

28 vjet nga masakra e Lybeniqit

28 vjet nga masakra e Lybeniqit

Jevtiq dënohet me 6 vjet burgim për spiunazh

Jevtiq, i dënuar për spiunazh, ishte pjesëtar edhe i Policisë së Serbisë

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell të hënën

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Mot me diell gjatë javës, temperatura më e lartë 29 gradë

Kurti: Synimi është ta planifikojmë edhe rrogën e 14-të

Kurti: Synimi është ta planifikojmë edhe rrogën e 14-të

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

“Plehun do ta zbrazi para qeverisë” – Dëshpërimi i fermerëve pasi çmimi i qumështit u ra përgjysmë

Policia në mungesë rreshterësh, s’hapën konkursin që nga 2024-ta

Pensionimi i parakohshëm i policisë, kërkohet sa më parë jetësimi i projektligjit: E rinon Policinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën