TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shkolla “Xhavit Ahmeti” paditi Qeverinë, Supremja vendos në favor të paditësit

by Tëvë1
4 muaj ago
3
A A
Qeveria e Kosovës dënon thirrjet anti-shqiptare në Maqedoninë e Veriut: Të papranueshme dhe të dënueshme

Gjykata Supreme e Kosovës ka shpallur të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 21 të Rregullores (QRK) Nr.19/2024 për Procedurat e Përzgjedhjes dhe Emërimit të Drejtorëve dhe Zëvendësdrejtorëve, Mësimdhënësve, Bashkëpunëtorëve Profesionalë, Asistentëve, Instruktorëve dhe Sekretarëve në institucionet publike edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, Kolegji i Gjykatës ka vendosur në çështjen juridike të konfliktit administrativ sipas padisë së Këshillit Drejtues të ShFMU “Xhavit Ahmeti”, kundër Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, lidhur me shfuqizimin e nenit 21 të kësaj rregulloreje.

“Pas shqyrtimit gjyqësor publik, është aprovuar si e themeltë kërkesëpadia e paditësit”, thuhet në njoftim.

Gjykata ka bërë të ditur se neni 21 i Rregullores Nr.19/2024, e miratuar me Vendimin Nr.03/212 të datës 10 korrik 2024, është shpallur i paligjshëm dhe është shfuqizuar, ndërsa është refuzuar kërkesa për caktimin e masës së përkohshme të sigurimit.

Sipas Gjykatës Supreme, Qeveria ka pasur kompetencë kushtetuese dhe ligjore për nxjerrjen e rregullores, por dispozita e kontestuar nuk ka qenë në përputhje me nenin 35, paragrafi 4 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës.

“Ligji për Arsimin Parauniversitar, si ligj i veçantë (lex specialis), përcakton qartë se përzgjedhja e mësimdhënësve bëhet nga një komision i themeluar nga Drejtoria Komunale e Arsimit, ku përfshihen edhe drejtori i institucionit arsimor dhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.

Sipas vendimit, neni 21 i Rregullores kishte ndryshuar këtë përbërje duke përjashtuar drejtorin e shkollës dhe përfaqësuesit e Këshillit Drejtues, gjë që, sipas Gjykatës, bie ndesh me dispozitat ligjore në fuqi dhe me parimin e hierarkisë së akteve juridike.

“Rregullorja në fjalë, respektivisht neni 21 i saj, rezulton se është në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi, pasi ndryshon përbërjen e organit vendimmarrës të përcaktuar me ligj”, thuhet më tej në njoftim.

Gjykata Supreme ka theksuar se aktet nënligjore duhet të jenë në funksion të zbatimit të ligjit dhe nuk mund të ndryshojnë apo kufizojnë dispozitat e përcaktuara me ligj.

Tags: Gjykata Supreme e KosovësQeveriashkolla "Xhavit Ahmeti"Teve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Avdullah Hoti nuk e përkrah kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Avdullah Hoti nuk e përkrah kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

Abdixhiku: LDK do ta mbështesë marrëveshjen për presidentin

Abdixhiku: LDK do ta mbështesë marrëveshjen për presidentin

Osmani për Bekim Sejdiun: Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin

Osmani për Bekim Sejdiun: Kosova ka një emër për Presidentin e Republikës që përfaqëson seriozitetin, integritetin dhe vizionin

Agjencia polake e Inteligjencës heton zjarrin në një fabrikë që prodhonte dronë për Ukrainën

Albulena Haxhiu e dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave boksieren Donjeta Sadiku

Albulena Haxhiu e dekoron me Medaljen Presidenciale të Meritave boksieren Donjeta Sadiku

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Trumpi paralajmëron për kundërpërgjigje ndaj çdo sulmi iranian ndaj bazave amerikane

Trumpi paralajmëron për kundërpërgjigje ndaj çdo sulmi iranian ndaj bazave amerikane

Të paktën dy persona të vrarë, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet në Gaza

Të paktën dy persona të vrarë, ndërsa Izraeli vazhdon sulmet në Gaza

Liverpooli zyrtarizon Barcolan

Liverpooli zyrtarizon Barcolan

Diatta i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Diatta i Prishtinës shpallet “Ylli i Javës”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën