TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sheshi ‘Xhorxh Bush’ përballet me vonesa, projekti kolosal ndalet dhe shkakton polemika

Komuna e Prishtinës është duke përgatitur dokumentacionin për lejimin e punimeve në sheshin “ Xhorxh Bush”, e nga opozita thonë se ajo hapësira ka mbetur në gjendje të mjerueshme tash e sa muaj si pasojë e Komunë së Prishtinës.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
1 0
A A

Plotë tre herë puna është filluar e më pas është ndaluar.

Madje edhe mjetet e punës kanë mbetur këtu në sheshin “ Xhorxh Bush”, të Prishtinës tash e disa muaj.

Kësisoj, ky projekt i Komunës së Prishtinës është pezulluar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me arsyetimin se zona është pjesë e Qendrës Historike të Prishtinës dhe përfshin monumente të trashëgimisë kulturore që gëzojnë mbrojtje ligjore.

Së fundmi, edhe Gjykata Themelore në Prishtinë ka hedhur poshtë kërkesën e Komunës për vendosjen e një mase sigurie që do të lejonte shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore.

Vendimi i gjykatës konfirmon ndalimin e punimeve të cilat, sipas Inspektoratit, po zhvilloheshin pa leje të vlefshme.

E nga niveli lokal thonë se janë duku përgatitur dokumentacionin që të vazhdohen punimet në këtë lokacion.

“Tani rishtazi kemi marrë edhe një vendim prej Gjykatës Themelore, mirëpo Zyra Ligjore e Komunës së Prishtinës në vazhdimësi është duke e përgatitur dokumentacionin që ne të vazhdojmë tutje. Tani jemi duke punuar në 1/3 e projektit, në pjesën përreth Katedrales, te rruga ‘Mark Sopi’ dhe ‘Xhorxh Bush’, që më pas të kemi mundësi të vazhdojmë edhe në pjesën tjetër. Sepse ligjërisht, edhe leja që është lëshuar nga Urbanizmi fillimisht ka filluar nga hoteli ‘Grand’ deri te Katedralja, e cila është rrugë publike dhe lejohet intervenimi. Mirëpo, Ministria e Kulturës në këtë rast, bashkë me Inspektoratin dhe Entin për Mbrojtjen e Monumenteve, e kanë dërguar inspektoratin në terren për të na ndaluar punimet, kinse pa leje. Por çështja është tjetër, sepse projekti është kolosal, ka ndikim të madh në regjenerimin e zonës publike, në qendër të Prishtinës, dhe për këtë arsye është ndaluar e prolonguar deri tani”, ka  thënë Kastrati.

Nga ana tjetër, opozita në Kuvendin Komunal kritikon qasjen e Komunës, duke e cilësuar vendimin për zhvillimin e punimeve në shesh, si të kundërligjshëm dhe të përsëritur.

“Gjykata ka vërtetuar ligjshmërinë e vendimit të Ministrisë për pezullimin e punimeve, deri në sqarimin e plotë të kufijve të zonës së mbrojtur. Komuna e Prishtinës ka vepruar në mënyrë arbitrare, duke filluar punimet në kundërshtim me ligjin. Ky nuk është rasti i parë që ndodh një gjë e tillë. Përveç shkeljeve ligjore, sheshi ka mbetur në një gjendje të mjerueshme – as shesh, as rrugë.”, është shprehur Zeka.

Projekti, i cili ka nisur në muajin mars, ka një vlerë prej  rreth 18 milionë euro dhe përfshin një sipërfaqe prej 606 mijë metra katrorë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Haxhiu: Nëse vetëm 1 për qind ka drejtësi në Gjykatën Speciale, nesër krerët e UÇK-së do të jenë në Kosovë

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Gucati para verdiktit: Nuk ka fakte e argumente për dënimin e ish-krerëve të UÇK-së

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Emisioni “Info Nata” 15.09.2026

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Protesta në Tiranë shënon ditën e 108-të

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Muja merr masa për aflatoksinën, ndalohet për 30 ditë importi i disa produkteve nga Serbia

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Çollaku: Nuk ka arsye për panik, situata në Kosovë është normale

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Kurti: Për Qeverinë e Kosovës, mbështetja për shqiptarët e Luginës mbetet zotim i vazhdueshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën