tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Panxhari i kuq – Për shëndetin e mirë të zemrës dhe organizmit

tëvë1 nga tëvë1
08/02/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Panxhari i kuq është një nga perimet më të mira shqiptare dhe kultivohet gjerësisht në tokat më pjellore të vendit.

Vërtet është i vogël, por bën një punë shumë të madhe në trajtimin e problemeve të shëndetit.

Ai ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës.

Por prisni, nuk kemi mbaruar. Panxhari gjithashtu ju ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, parandalon formimin e perdeve të syrit dhe problemet e frymëmarrjes.

Të gjitha këto i adresohen përbërjes së pasur të panxharit me vitamina dhe minerale. Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb.org mbi vlerat e tij ushqyese e shëndetësore.

Vlerat e panxharit

Panxhari i kuq ka shumë vlera shëndetësore, duke qenë se është i pasur me vitamina, minerale dhe përbërës organikë si karotenoidi, vitamina C, magnezi, hekuri, bakri dhe fosfori, duke qenë në të njëtën kohë dhe një burim i shkëlqyer me antioksidues.

Ata kanë shumë pak kalori, nuk përmbajnë kolesterol. Por kanë dhe përmbajtjen më të lartë të sheqerit natyral nga të gjitha perimet.

Bën shumë mirë për zemrën. Fibrat që ndodhen tek panxhari i kuq ndihmojnë për të ulur nivelin e triglicerideve dhe kolesterolit, duke ngritur nivelin e kolesterolit të mirë.

Trigliceridet në nivel të lartë rrisin shumë mundësinë për të pasur një atak kardiak, ndërkohë që konsumi i panxharit e ul këtë nivel, falë përbërësve të tij.

Redukton defektet në lindje. Panxhari është një produkt i shkëlqyer për gratë shtatëzëna.

Duke qenë se është një burim i mirë për vitaminë B folat, ai ndihmon në zhvillimin e shtyllës kurrizore tek bebet. Mungesa e folatit sjell një sërë defektesh tek të porsalindurit.

Parandalon zhvillimin e qelizave tumorale. Studimet kanë treguar se panxhari është i mirë në parandalimin e qelizave të dëmshme të lëkurës, mushkërive dhe sistemit tretës, duke qenë se përmban pigmentin betacianinë, i cili pengon zhvillimin e tyre.

Parandalon problemet dhe perdet e syve. Plot me beta-karoten, panxhari ndihmon në parandalimin e kataraktit, ose perdes së syrit.

Por dhe problemeve të tjera të dobësimit të shikimit, që vijnë si pasojë e moshës.

Afrodiziak. Vërtet thamë që ngjan me një frut pasioni, por e vërteta është që panxhari mund të jetë një afrodiziak i vërtetë. Panxhari rrit dëshirën dhe fertilitetin duke bërë që të jeni të shëndetshëm dhe me shumë energji.

Kujdes! Panxhari përmban një element të njohur si oksalat. Konsumimi me tepricë i panxharit kristalizon lëngjet e trupit.

Të ngjashëm

SHËNDETI

Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh

30/03/2023
SHËNDETI

A duhet të pini ujë para gjumit? Ja si përgjigjen dietologët

29/03/2023
SHËNDETI

Arsyet pse duhet t’i hani lëkurat e frutave dhe perimeve, flasin ekspertët

29/03/2023
SHËNDETI

Këto janë ushqimet që nuk duhet t’i hani kurrë, sipas kardiologut

28/03/2023
SHËNDETI

Këto zakone duken të pafajshme, por ato mund t’i përkeqësojnë alergjitë sezonale

28/03/2023
SHËNDETI

Sa ujë duhet t’i pini nga iftari deri në syfyr?

27/03/2023

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

30/03/2023
0

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai...

Kur duhet të fillojnë fëmijët të mësojnë Kur’anin

30/03/2023
0

Ekrem Ahmeti imam në xhaminë “Sylejman Mustafa” në Prishtinë në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit ka folur për rëndësinë...

Konjufca në takim me kongresistin amerikan, diskutojnë për dialogun me Serbinë

30/03/2023
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është pritur në takim nga kongresisti nga radhët e Partisë Republikane, njëherit anëtar...

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

30/03/2023
0

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
    • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.