TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shembja e shtëpisë në “Lagjen e Spitalit” – Raportimi ekskluziv i Tëvë1 aktivizon organet e rendit

Një shtëpi në lagjen e Spitalit në Prishtinë u shemb pas disa punimeve që po zhvillohen në Rrugën A. Banorët e saj thanë për televizionin se ka më shumë se një vit që nuk po jetojnë në të, teksa kërkojnë një zgjidhje nga Komuna e Prishtinës.

by Lindrit Zejnullahu
1 orë ago
2 0
A A

Familjes pesë anëtarëshe Maxhuni në Prishtinë, mbrëmjen e së enjtes iu shemb shtëpia në Lagjen e Spitalit.

Shqipe Berisha Maxhuni, gruaja e pronarit të shtëpisë thotë se problemet për ta nisën nga maji i vitit të kaluar si pasojë e punimeve në rrugën A.

Ajo thotë se që nga atëherë, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca kishte vlerësuar se është rrezik për ta të jetojnë në këtë shtëpi.

“Kanë bërë apel edhe në teren edhe përmes shkresës elektronike zyrtare që e ka njoftu dhe kanë kërkuar nga Drejtoria e Investimeve Kapitale që sa më shpejt të jetë e mundur ndërmarrja e masave parandaluese për ndonjë fatkeqësi me përmasa më të mëdha, mas dy jave eskavatori ka fillu me punu, mas 10 minutave që kam fakte në telefon që i kam incizu prej poshtë, ka ra muri dmth i përparëm vec kanë fillu shembjet e dheut”, deklaroi Shqipe Berisha Maxhuni.

Teksa tregon se lajmin e morrën nga komshinjtë pasi që nga ajo kohë, nuk jetonin më në këtë shtëpi.

“Kam tentu të thërrasë në numrat që i kam thirrë më herët nuk kam pasë qasje dhe sot në mëngjes edhe mbrëmë pak jemi ardhë e kemi vizitu, edhe mëngjes jemi ardhë, siç po shihet dëmi është shumë i madh, ne jemi banues prej më shumë se 26 vitesh këtu, investimin krejt me njersë të ballit”, tha ajo.

Berisha Maxhuni ka një kërkesë për Komunën.

“Kërkesën që e kam drejtu pres që ta qesin një ekip në teren ta vlerësojnë dëmin edhe të ma kompensojnë dëmin e shkaktuar nga vet ata… Ndjenjat, nuk e di, më falni kam emocione qysh, qe, me qira”, pohoi ajo.

Tëvë1 ka kërkuar përgjigje nga drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, Investimeve Kapitale e asaj të Inspekcionit por gjatë ditës nuk kanë qenë të qasshëm.

E raportimi i televizionit, aktivizoi organet të cilat pasdite dolën në teren.

Policia, zjarrfikësit e inspektorët komunalë erdhën në vendngjarje dhe shikuan së afërmi dëmet e shkaktuara.

“Rreth orës 12:00, Policia ka pranuar informatën për shembjen e një shtëpie në rrugën ‘A’, në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë siguruar perimetrin dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, shkruhet në njoftim.

Ndryshe, edhe kjo shtëpi në afërsi ishte shembur e tëra si pasojë e punimeve që janë duke u bërë në afërsi.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashkë-Prizren

Policia e Kosovës reagon ndaj komunikatës së Eparkisë Rashkë-Prizren

Eurodeputeti gjerman pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Paunoviq: Pres shkarkimin e saj

Eurodeputeti gjerman pas deklaratës skandaloze të ministres serbe Paunoviq: Pres shkarkimin e saj

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

FSK pjesë e konferencës së Forcave Ajrore Amerikane për Evropë, ushtarët vizitojnë Bazën Ajrore të Kuçovës në Shqipëri

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 35 gradë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën