TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shehu: Rinia kosovare shumë afër me rininë e Bashkimit Evropian

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Shehu: Rinia kosovare shumë afër me rininë e Bashkimit Evropian

Shehu në Tëvë1 deklaroi se fëmijët e moshave të reja janë shumë të talentuar dhe kanë afinitet të madh për teknologji.

“Fëmijët që kanë qenë pjesë e aktiviteteve që i kemi organizuar sot gjatë ditës, e kemi parë që kemi një talent shumë të madh, posaçërisht të moshave të reja të cilët kanë afinitet për teknologji dhe janë të gatshëm për të punuar me dorë dhe t’i prodhojnë vetë gjërat. Unë besoj që jemi shumë afër, nëse jo në nivel të njëjtë me rininë e gjithë Bashkimit Evropian”, tha ai.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1 Shehu foli për aktivitete që ka organizuar Shtëpia e Evropës në Kosovë, sot me rastin  e 9 majit, Ditës së Evropës.

“Tema kryesore e shënimit të kësaj dite këtë vit është viti i të rinjve pasi Bashkimi Evropian e ka cilësuar vitin 2022 si vit i të rinjëve. Prandaj edhe aktivitete që i kemi përfshirë në këtë ditë kanë qenë rreth kësaj teme, rreth të rinjve dhe fuqizimin e tyre, të ardhmen e gjelbër dhe transformimin digjital. Fillimisht dje kemi filluar me ngjyrosjen e muralit tek hapësirat e rrethit në Prishtinë, kemi mbyllur rrugën “Xhorxh Bush” dhe “Garibaldi” ku qytetarët kanë mundur të lëvizin lirshëm me qëllim që të promovojnë lëvizjen e lirë në atë ambient pa automjet, ata kanë pasur mundësin të lëvizin me trotinet dhe me biçikleta. Pastaj për fëmijët dhe të rinj të cilët kanë mundë të përcjellin për disa orë work shopin dhe t’i krijojnë produktet e energjisë dhe  të shohin si të prodhohet energjia e ripërtërishme dhe e pastër”, theksoi ai.

Shehu tutje potencoi se edhe Bashkimi Evropian është ndarë shumë i kënaqur me zhvillimin e aktiviteteve që janë realizuar sot në Kosovë për shënimin e kësaj dite.

“Fakti që ne e shënojmë ditën e Evropës tregon që ne jemi të prirë për t’u bërë pjesë e BE-së dhe për t’i marrë vlerat që Bashkimi Evropian i ka dhe për t’i promovuar ato. Është një keqkuptim që Dita e Evropës merret si festim e që në fakt nuk është festim por është një shënim i konceptit të paqes dhe bashkimit që prej se është krijuar unioni Evropian”, tha ai tutje në Tëvë1.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Hasani i Llapit, më i miri i xhiros

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Rrahmani në formacionin e javës në Serie A

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Interesim i madh i mërgatës për zgjedhjet e 7 qershorit, thyhet rekordi i aplikimeve nga viti 2021

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Lansohet platforma e trajnimeve për siguri kibernetike për shërbyesit civil

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Shpallet konkursi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: Kosova po rrëshqet drejt varfërisë, duhet kthesë urgjente për shtetin dhe qytetarët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën