TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shefi i kabinetit të ministres Haxhiu paralajmëron proces gjyqësor ndaj Besnik Berishës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Shefi i kabinetit të ministres Haxhiu paralajmëron proces gjyqësor ndaj Besnik Berishës

Genc Nimoni, shef i kabinetit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka quajtur shpifje deklarimet e avokatit Besnik Berisha, raporton teve1.info

Përmes një postimi në Facebook, Nimoni ka thënë se Berisha si argument kryesor i ka shpifjet dhe akuzat.

Pas një konference për medie të avokatit Besnik Berisha, ku e akuzoi Qeverinë se e arrestoi për hakmarrje pas zbulimit të disa skandaleve, Nimoni e ka quajtur Berishën të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.

“Kur shpifjet dhe akuzat mbesin argument kryesor. Dhe ende më keq, kur kjo bëhet nga të dyshuar të Prokurorisë për vepra penale.

Dy ditët e fundit, jemi dëshmitarë të shumë të pavërtetave dhe akuzave të rënda në drejtim të Ministrisë dhe Ministres Haxhiu. Kjo bëhet në studio televizive dhe hapësirë publike, duke mos kursyer fjalët më shpifëse dhe ofenduese, e të cilat bien në kundërshtim edhe me etiken dhe sjelljen profesionale të cilën do të duhej ta kishte një avokat. Për çdo keqardhje niveli dhe gjuha e tillë.

Madje shqetësuese ishin edhe deklarimet të cilat shkonin deri në nivel kërcënimi për zyrtarë shtetëror.

Edhepse po tentohet t’i jepet konotacion politik, rasti nuk është i tillë – politik, ndonëse personi në fjalë ka pasur angazhim e të kaluar politike dhe mbase avokon për subjekt të caktuar politik.

Ministria e Drejtësisë qëndron larg dhe e papërlyer në këtë rast që do të duhej zhvilluar normalisht dhe profesionalisht në Gjykatë”, ka shkruar ai në Facebook.

Nimani ka thënë se nuk është aspak në rregull që veprimet dyshuese inkriminuese, të cilat duhet zbardhur në një proces fer dhe të drejt gjykimi, të arsyetohen me gjuhen dhe konotacionin politik, supozues dhe ofendues.

“Beteja është ligjore me organet e drejtësisë, jo politike me Ministren për raste të tilla.

As që bëhet fjalë se liria e shprehjes, për këdo, është e garantuar, për çka, fort është punuar. Mirëpo kur kjo kalon në nivel ofendimi e shpifje, e besa edhe kërcënimi ndaj zyrtarëve shtetëror, atëherë kjo mbetet punë për organet përgjegjëse, njëjtë siç do të duhej të ishte zbardhja e dyshimeve të përmendura për këtë rast.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në mandatin e saj, pa u përfshirë në procese të tilla të cilat i takojnë organeve të tjera. Ndërsa për shpifjet dhe akuzat e rënda, do të ketë një proces tjetër gjyqësor”, ka shkruar Nimoni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia jep detaje për protestën në Prishtinë: Pas tubimit pati vozitje të rrezikshme me vetura

Policia jep detaje për protestën në Prishtinë: Pas tubimit pati vozitje të rrezikshme me vetura

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Podujeva sot pa ujë në disa zona, ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:00

Policia jep detaje për protestën në Prishtinë: Pas tubimit pati vozitje të rrezikshme me vetura

Policia jep detaje për protestën në Prishtinë: Pas tubimit pati vozitje të rrezikshme me vetura

Qeveria gjermane i shpall luftë abuzimit me ndihmën sociale

Qeveria gjermane i shpall luftë abuzimit me ndihmën sociale

​Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos marrëveshjet artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

​Shqipëria futet në “hartën” e eksplorimit hapësinor, firmos marrëveshjet artemis të udhëhequra nga NASA dhe SHBA

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Prokuroria e Hagës: Mandati i ZPS përfundon kur BE e njofton Kosovën se hetimet dhe procedurat që rrjedhin prej tyre janë mbyllur

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Djali i Jakup Krasniqit: Babai është 76 vjeç, mund të mos jetë gjallë kur t’i përfundojë dënimi

Reduktohet furnizimi me ujë në Mitrovicë, shkak niveli i ujit në kanalin “Ibër-Lepenc”

Podujeva sot pa ujë në disa zona, ndërprerja pritet të zgjasë deri në orën 16:00

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Policia jep detaje për përleshjen e mbrëmshme në Mitrovicë: Një person u dërgua në mbajtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën