TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ShBA ftesë Kosovës për gazin amerikan, çka përfiton vendi nga kjo marrëveshje?

ShBA ka bërë thirrje që Kosova të përfshihet në projektin amerikan të gazit, duke qenë se është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është pjesë e këtij bashkëpunimi. Ky projekti po vlerësohet tejet i rëndësishëm për ekonominë e vendit dhe një vendim strategjik i Kosovës për të bashkëpunuar me Amerikën.

by Doresa Geci
2 muaj ago
2 0
A A

Thëngjilli është burimi kryesor i energjisë në Kosovë.

Por shpeshherë vendi nuk mund të prodhojë rrymë aq sa ka kërkesë.

Prandaj miliona euro shpenzohen për të importuar këtë energji nga vendet tjera.

E që kjo sasi e energjisë së importuar të zvogëlohet, së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës që të përfshihet në projektin amerikan të gazit.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, të enjten bëri ftesë që vendi të bashkohet në këtë projekt, duke thënë se kjo do t’i ndihmonte ta sigurojë të ardhmen e vet energjetike.

Sipas profesorit Avdi Smajli, ky bashkëpunim me SHBA-në do të kishte benefite të mëdha.

“Përtej përfitimeve ekonomike besoj që Kosova do të ketë edhe përfitime politike sepse kjo i shton relacionet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, i lidhë që të dyja, sepse edhe ashtu ekziston një lidhje e veçantë dhe kjo do të përforconte edhe me tutje edhe në baza konkrete relacionet mes SHBA-së dhe Kosovës”, tha ai.

Por cili është përfitimi i Kosovës në sektorin energjetik?

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të interesuar që edhe Ballkani Perëndimor ta lirojnë ose ta pavarësojnë nga gazi rus me çka edhe Kosova do të përfitonte shumë për shkak të mungesës së qasjes në rrjetin e gazit në rrjetin Evropian gaz. Çdo burim shtesë që ofrohet Kosovës, Kosova përfiton nga ajo dhe me këtë Kosova do të duhej të analizonte mirëfilli benfitet ekonomike, kombëtare dhe të jepte një përgjigje sa më shpejt kësaj kërkese SHBA-ve”, tregoi eksperti i energjetikës, Adhurim Haxhimusa.

Realizimin e këtij partneriteti, të rëndësishëm po e shohin edhe nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

“Është imediate që Kosova ta nënshkruajë këtë marrëveshje dhe që Kosova të jetë pjesë e projektit strategjik dhe të angazhohemi që të kemi investime të tjera sidomos në sektorin e furnizimit me energji, në këtë rast edhe me pjesën e gazit por edhe me forma të tjera në mënyrë që qytetarët të mos përballen me këto rritje të çmimit të energjisë për shkak të mungesës së alternativave”, thotë Kushtrim Ahmeti nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin e presidentit të ardhshëm

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ka vullnet të dyanshëm për profilin e presidentit të ardhshëm

Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i japim një president të ri

Kurti: Pashë vullnetin e LDK-së që vendit t’i japim një president të ri

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Rizvanolli jep detaje për marrëveshjen e eksportit të thëngjillit me Maqedoninë e Veriut

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Gaza nën sulme edhe në Bajram: të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

Fëmijë në mesin e gjashtë personave të vrarë nga sulmi izraelit pranë portit të Gazës

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Thaçi: Uroj që takimi i sotëm Kurti-Abdixhiku të prodhojë rezultat pozitiv

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Skandali i IVF-së në Qipron Veriore: 30 fëmijë dyshohet se u ngjizën me donatorë të gabuar

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Bujqësia franceze në “krizë të thellë” nga thatësira, të nxehtit dhe zjarret

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën