TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Self: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të rrezikonte paqen në Kosovë

by teve1
2 muaj ago
0
A A
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Kongresisti amerikan Keith Self ka deklaruar se tërheqja e trupave të SHBA-së nga KFOR-i do të përbënte kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Self, i cili kryeson Nënkomisionin për Evropën në Dhomën e Përfaqësuesve, tha se prania forcave të shtetit të tij vazhdon të jetë vendimtare për sigurinë në rajon.

“KFOR-i është bastioni aktual i paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Të dyja qeveritë e njohin atë si çelës për shmangien e konfliktit”, deklaroi ai, në një takim të Komitetit për Punë të jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, transmeton KosovaPress.

Sipas kongresistit republikan, anëtarësimi në NATO është elementi më i rëndësishëm për sigurinë afatgjatë të Kosovës.

Deri në arritjen e këtij synimi, ai vlerësoi se misioni i KFOR-it mbetet i pazëvendësueshëm.

Self e cilësoi Kosovën si shtet të pavarur, demokratik dhe partner strategjik të Shteteve të Bashkuara.

Ai u bëri thirrje Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Këto janë 4 shtetet e NATO-s që vazhdojnë të mos e njohin atë.

“Është koha që vendet mosnjohëse ta pranojnë faktin se Kosova është këtu për të qëndruar”, theksoi Self.

Sipas tij, qëndrimi i këtyre shteteve po e pengon integrimin e Kosovës në Aleancën Veri-Atlantike.

Ai e konsideroi këtë pengesën më të madhe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Kongresisti kujtoi se ka sponsorizuar Rezolutën 1246 të Dhomës së Përfaqësuesve.

Dokumenti mbështet integrimin e Kosovës në NATO dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur për zhvillimet politike në Kosovë, Self u bëri thirrje liderëve që të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit.

“Sfidat me të cilat përballet Kosova brenda vendit dhe ndërkombëtarisht kërkojnë funksionimin e institucioneve, veçanërisht zgjedhjen zyrtare të presidentit”, tha ai.

Self përmendi edhe vizitën e tij në Kosovë dhe në vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se delegacioni kongresional kishte takuar zyrtarë, opozitarë, përfaqësues të shoqërisë civile, studentë dhe drejtues ushtarakë.

Një pjesë e vizitës ishte përqendruar në pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Self theksoi se mbrojtja e të drejtave të pakicave është thelbësore për stabilitetin rajonal.

Ai kërkoi lëvizje të lirë ndërmjet Serbisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, bllokimi i pikave kufitare për arsye politike është i panevojshëm dhe nxit tensione.

Kongresisti kritikoi Qeverinë e Serbisë për refuzimin e njohjes së Kosovës dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Ai përmendi nderimet shtetërore të bëra gjatë funeralit të Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocidin në Srebrenicë.

Self paralajmëroi se lufta hibride, urrejtja dhe diskriminimi vazhdojnë të jenë të pranishme në Ballkan.

Mospërgatitja për përshkallëzime të mundshme, sipas tij, mund të ketë pasoja të rënda.

Ai kërkoi që administrata amerikane të propozojë sa më shpejt ambasadorë për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Rama takon presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe siguron kalimin në Ligën B

Haxhiu thërret në takim kryetarët e komisioneve parlamentare

Haxhiu nesër udhëton për vizitë zyrtare në Bruksel

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

Një shtetas i Kosovës vdes në një aksident komunikacioni në Mal të Zi

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

​ Shqipëria në pushim me epërsi ndaj Bjellorusisë

Shpërthim në Jerusalem, një i vrarë

Sveçla për operacionin ku u arrestua ish-ministri Haraqija: Do t’i mbështesim veprimet kundër grupeve kriminale

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Protesta masive në Çeki kundër planit të qeverisë për të ndryshuar financimin e mediave publike

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Funeral masiv në Gaza për 70 palestinezët, eshtrat e të cilëve u nxorën nga rrënojat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën