TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

by teve1
8 minuta ago
0
A A
Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting ka paralajmëruar se Britania duhet të jetë e gatshme të luftojë dhe të fitojë luftën brenda 1,000 ditëve të ardshme, ndërsa vendet armiqësore po zgjerojnë kapacitetet e tyre ushtarake.

Streeting tha për “The Telegraph” të shtunën se kundërshtarët e Britanisë mund të jenë të gatshëm të sulmojnë deri më 2030, duke u dhënë Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s pak më shumë se tre vite për t’u përgatitur.

“Gatishmëria e kundërshtarëve tanë për të na dëmtuar nuk është i ri. Çfarë ka ndryshuar është kapaciteti i tyre. Deri më 2030, fuqia dhe ekonomia e luftës së tyre mund t’i vendosë në pozitë për të na sulmuar. Kjo na jep neve pak më shumë se 1,000 ditë për ta përmbushur misionin tonë: të jemi të gatshëm me aleatët tanë për të luftuar dhe fituar”, shkroi ai.

“Për të parandaluar më të keqen, duhet të përgatitemi për të. Prioriteti im përcaktues është të sigurohem që ky vend është gati të luftojë dhe të fitojë një luftë”, shtoi ai.

Duke folur për BBC-në, ai tha se Britania përballet me një nivel të rrezikut më të madh “se sa kemi pasur për pjesën më të madhe, nëse jo për të gjithë, jetën time”.

Paralajmërimi i tij përkon me kampanjën e re të lëshuar nga qeveria “Jini gati”, e cila këshillon familjet  që të grumbullojnë gjëra esenciale të mjaftueshme për të paktën tre ditë në rast të ndonjë emergjence kombëtare.

Udhëzimi rekomandon mbajtjen në shtëpi të ujit të ambalazhuar, ushqimit që nuk prishet, parave të gatshme dhe sendeve të tjera të nevojshme. Qeveria tha se iniciativa synon të forcojë qëndrueshmërinë kombëtare në vend që t’i përgjigjet ndonjë paralajmërimi specifik të inteligjencës.

Streeting tha se terma të tillë si “luftë hibride” dhe “kërcënime të zonës gri” nuk i përcillnin në mënyrë të mjaftueshme rreziqet që paraqisnin shtetet armiqësore.

“Është me të vërtetë e rëndësishme që t’i pyesim familjet dhe bizneset, a janë të përgatitura? A janë të gatshme? A e dinë se si do të reagonin në rast të sfidave të përditshme që mund të shfaqen?” tha ai, sipas The Mirror.

“Përballë këtyre kërcënimeve, të cilat nuk janë hipotetike, por reale, dhe jo diku tjetër, por gjithnjë e më shumë këtu, ne duhet të ndërmarrim hapa të rëndësishëm dhe të marrim seriozisht qëndrueshmërinë tonë kombëtare, si dhe mbrojtjen tonë kombëtare”, shtoi ai.

Këshilla e Mbretërisë së Bashkuar pasqyron udhëzimet e lëshuara nga Komisioni Evropian në mars 2025, duke i nxitur qytetarët e BE-së të mbajnë pako emergjence 72-orëshe që përmbajnë artikuj thelbësorë si ushqim, ujë, para të gatshme dhe bateri.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Tre palestinezë, përfshirë një fëmijë, vriten në sulmet e fundit izraelite në Gaza

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

“Koalicioni Shqiptar” siguron dy mandate, në garë për të tretin

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Kryesuesi i listës “Lista e Studentëve”: Po shkojmë drejt një Serbie të civilizuar

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Albin Prapashtica shpallet “Ylli i Javës”

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Gruaja nga Peja kërkoi mbrojtje para vrasjes, institucionet premtojnë hetim të plotë

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Tragjedia në Pejë, familjarët e Arlinda Zekajt nuk pranojnë të flasin për vrasjen

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Sekretari i Mbrojtjes: Britania duhet të jetë gati për luftë brenda 1000 ditësh

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Adams i Rahovecit 029, sërish më i miri i xhiros

Albulena Haxhiu kritikon Kushtetuesen: Vendimi ishte pak po ia bëjmë qejfin LVV-së, pak PDK-së

Kuvendi shqyrton të enjten Projektligjin për Byronë e Pasurisë së Pajustifikueshme

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Policia shpall në kërkim Albert Sylën, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekës në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën