Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, ka thënë se në Bregun Perëndimor po ndodh spastrim etnik, duke iu referuar deklaratave të ish-kryeministrit izraelit Ehud Olmert dhe ish-ministrit të shëndetësisë dhe gjeneral brigade në pension nga IDF, Ephraim Sneh.
“Ehud Olmert, ish-kryeministri izraelit, e ka përshkruar atë që po ndodh si, “një përpjekje të dhunshme dhe kriminale për të spastruar etnikisht territoret në Bregun Perëndimor”.
Ish-ministri i shëndetësisë dhe gjeneral brigade në pension nga IDF, Ephraim Sneh, ka thënë, dhe po e citoj përsëri, “ky është spastrim etnik”, citohet nga Guardian të ketë thënë Miliband.
Ai përmendi definicionin e OKB-së ku se spastrimi etnik përcaktohet si një politikë e qëllimshme e hartuar nga një grup etnik ose fetar për të larguar, me mjete të dhunshme dhe që frymëzojnë terror, popullsinë civile të një grupi tjetër etnik ose fetar nga zona të caktuara gjeografike.
“Qeveria britanike pajtohet se ka spastrim etnik të palestinezëve në zonat e Bregut Perëndimor të kryer nga terroristët kolonë. Dhe shumë shpesh, qeveria izraelite ka mbyllur sytë ndaj kësaj, dhe më keq akoma, anëtarët e saj kanë bërë deklarata dhe kanë ndërmarrë veprime për të mbështetur zhvendosjen me forcë të palestinezëve”, ka thënë ai.









