Është mbajtur takim nga Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së/Ambasadori i BE-së në Kosovë, Dirk Schuebel, me kryetaren e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu .
Në takim, u diskutua rëndësia e priotizimit të integrimit të Kosovës në BE si dhe bashkëpunimi ndërmjet partive politike në Kuvendin e Kosovës për të çuar përpara reformat dhe për t’i mundësuar Kosovës të përfitojë plotësisht nga mbështetja financiare dhe politike e BE-së.
Tutje, Schuebel tha se e vlerëson përkushtimin e znj. Lushaku Sadriu ndaj rrugës së Kosovës drejt BE-së./teve1.info/








