TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

by teve1
3 muaj ago
0
A A
Sarkozy humb apelin për financimin e paligjshëm të fushatës

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy është dënuar përfundimisht për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore, pasi gjykata më e lartë e Francës hodhi poshtë apelin e tij të fundit lidhur me përpjekjen për t’u rizgjedhur në vitin 2012, raporton Guardian.

Sarkozy, i cili drejtoi vendin nga viti 2007 deri në vitin 2012 si president i krahut të djathtë, u shpall fajtor për fshehje të shpenzimeve të paligjshme të fushatës së tij të pasuksesshme për rizgjedhje.

Çështja u bë e njohur si rasti “Bygmalion”, sipas emrit të kompanisë së eventeve që organizoi spektaklet e mëdha të Sarkozisë në stadiume, të shoqëruara me koreografi të punuara dhe filmime profesionale, përpara mijëra mbështetësve që valëvitnin flamuj

Sipas prokurorëve, ai lejoi që shpenzimet të rriteshin shumë përtej kufirit ligjor për një fushatë presidenciale.

Shpenzimet e fushatës arritën të paktën 42.8 milionë euro, pothuajse dyfishin e limitit ligjor, sipas prokurorisë.

Sarkozy mohoi të gjitha akuzat dhe nisi një proces të gjatë apelimi që zgjati disa vite. Tani, Gjykata më e lartë e Francës, Cour de Cassation, e cila merret me interpretimin dhe zbatimin korrekt të ligjit dhe jo me rishikimin e fakteve, ka konfirmuar vendimin e mëparshëm, duke e bërë dënimin e tij të plotfuqishëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hezbollahu: Epoka e durimit ka mbaruar, le të jetë luftë e hapur

Hezbollahu: Epoka e durimit ka mbaruar, le të jetë luftë e hapur

Arabia Saudite e dënon sulmin ndaj ambasadës amerikane në Riad, paralajmëron reagim

Arabia Saudite e dënon sulmin ndaj ambasadës amerikane në Riad, paralajmëron reagim

Rritet në 787 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

Rritet në 787 numri i të vdekurve në Iran nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit

Mijëra të zhvendosur në Liban pas ofensivës izraelite izraelite

Mijëra të zhvendosur në Liban pas ofensivës izraelite izraelite

Përfundon takimi – Çka tha Kurti? / Serbët thirrje për sulm në Kosovë, reagon KFOR-i | MESDITË

Përfundon takimi – Çka tha Kurti? / Serbët thirrje për sulm në Kosovë, reagon KFOR-i | MESDITË

Hezbollahu: Epoka e durimit ka mbaruar, le të jetë luftë e hapur

Hezbollahu: Epoka e durimit ka mbaruar, le të jetë luftë e hapur

​Nagavci: Kurti po bën gjithçka për zgjedhjen e presidentit

​Nagavci: Kurti po bën gjithçka për zgjedhjen e presidentit

Basketboll, xhiro hapet në Pejë e Rahovec

Basketboll, xhiro hapet në Pejë e Rahovec

Haxhiu takon ambasadoren e Finlandës, flasin për bashkëpunimin e qëndrueshëm mes dy vendeve

Haxhiu takon ambasadoren e Finlandës, flasin për bashkëpunimin e qëndrueshëm mes dy vendeve

Tahiri thotë se Kurti gaboi diçka në Banjskë që Amerika e ndëshkoi

Tahiri: Zgjedhjet s’janë zgjidhje, janë zvarritje e vendimeve të mëdha për Kosovën

Spalletti vazhdon bashkëpunimin me Juventusin

Spalletti vazhdon bashkëpunimin me Juventusin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën