TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sahiti flet për synimet e Kosovës në ndeshjet vendimtare, mungesat në mbrojtje dhe situatën e Zhegrovës

by Teve1
8 minuta ago
0
A A
Sahiti flet për synimet e Kosovës në ndeshjet vendimtare, mungesat në mbrojtje dhe situatën e Zhegrovës

Drejtori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti, ka thënë se objektivi i Dardanëve në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve është të grumbullojnë së paku katër pikë, në mënyrë që ta sigurojnë pozitën e dytë në Grupin B3.

Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, para ndeshjes të së shtunës kundër Izraelit, Sahiti ka vlerësuar atmosferën në kampin e Kosovës, duke thënë se futbollistët dhe stafi teknik janë duke punuar me përkushtim për këto dy përballje vendimtare.

“Atmosfera jashtëzakonisht e mirë, djemtë janë duke punuar mirë, stafi është jashtëzakonisht i përkushtuar për të përgatitur futbollistë për këto dy ndeshje shumë të rëndësishme. E para është me Izraelin, një ndeshje jashtëzakonisht e rëndësishme për ne, jo vetëm për të siguruar mbetjen në Ligën B, por edhe për pretendimet që së paku të jemi në vendin e dytë e që ajo vendi i dytë na mundëson edhe të jemi në vazon 2 për shortin e kualifikimeve. Kështu që është atmosfera e mirë, djemtë janë me plot energji, kështu që të presim. Sidoqoftë, planifikimet tona janë edhe të stafit që së paku në këto dy ndeshje minimum të kemi katër pikë për të siguruar vendin e dytë së paku. Kështu që, po pretendojmë se do t’ia dalim”, u shpreh fillimisht Sahiti.

Një çështje tjetër e diskutuar është mundësia që futbollistët e rinj të ftuar për herë të parë nga selektori Franco Foda të debutojnë në këto dy ndeshje. Sahiti ka thënë se vendimi për minutazhin dhe aktivizimin e tyre i takon vetëm selektorit dhe stafit të tij.

“Ata askush nuk mund ta di përveç selektorit me stafin, të cilët po u japin mundësi jashtëzakonisht shumë futbollistëve të rinj, që ne jemi shumë falenderues, ngase vërtet janë duke e bërë një punë të mrekullueshme. Kështu që të presim, është në dorën e tyre edhe ata e vlerësojnë se kur dhe si mund t’i japin hapësirë. Ardhja e tyre është diçka e madhe edhe për ne, edhe për vet futbollistët, e sa i përket minutazhës vendos selektori”, theksoi Sahiti.

Sa i përket gjendjes së repartit defensiv, drejtori i Kombëtares ka pranuar se Kosova përballet me mungesa të rëndësishme, por ka shprehur besimin se stafi teknik do të gjejë zgjidhjet e duhura. Ai ka veçuar edhe rikthimin e Kreshnik Hajrizit dhe ardhjen e Kamberit si alternativa për mbrojtjen.

“Po, sigurisht tash është hall i të gjithëve, i të gjithë atyre mungesave që i kemi, e në fakt kemi mungesa në mbrojtje. Por, nga dita e parë, stafi është duke punuar në drejtim se si t’i bëjë zgjedhjet më të mira, edhe po besoj që ata do ta bëjnë zgjedhjen më të mirë. Kthimi i Kreshnik Hajrizit është jashtëzakonisht i mirë, ngase edhe ai ka vuajtur prej një lëndimi, por ja tani është pjesë e kombëtares. Ardhja e Kamberit, kemi mbrojtës të tjerë të cilët selektori do t’i vendosë. Edhe si zakonisht edhe përkundër asaj që kemi pasur edhe në të kaluarën mungesa, por që ia ka dalë të bëjë zëvendësimet e duhura, po shpresojmë që edhe për këto ndeshje të gjejë zëvendësimet për t’i zëvendësuar edhe për këtë detyrë në mënyrën sa më të mirë të mundshme”, deklaroi Sahiti.

Sahiti është ndalur edhe te situata e Edon Zhegrovës te Juventusi, duke vlerësuar se futbollistit kosovar nuk po i jepet hapësira e merituar në klubin italian. Ai ka shprehur bindjen se Zhegrova mund të japë kontribut të rëndësishëm për Dardanët në dy ndeshjet e ardhshme.

“Të tjerët janë jashtëzakonisht në formë, edhe nëpër klube, nuk kemi çfarë flasim për Vedatin, pos aspekteve sportive është edhe një kapiten, një lider i cili di të menaxhoj situatën me gjithë futbollistët, qoftë në fushë, qoftë jashtë fushës. E për Edonin (Zhegrovën), po e shohim edhe ne që kemi vlerësuar, për mendimin tim është një padrejtësi që është duke u bërë në klub. Kur aktivizohet ai bën një ndryshim, një diferencë në skuadër, prandaj po shpresoj që edhe kontributi i tyre do të jetë i madh në këto dy ndeshje”, tha në fund Sahiti.

Kosova do të përballet me Izraelin të shtunën, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, ndërsa ndeshjen e fundit të këtij edicioni do ta zhvillojë kundër Irlandës. Objektivi i Dardanëve është të përfundojnë sa më lart në grup, me pozitën e dytë që do t’u mundësonte të jenë në vazon e dytë për shortin e kualifikimeve të ardhshme.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Trabzonspori insiston për Milot Rashicën

Rashica në janar largohet nga Beshiktashi

Berisha përfundon sezonin, operohet të enjten

Lecce i gëzohet kthimit të Berishës, gati për Lazion

Dalipi refuzon Kosovën e Shqipërinë, zgjedhë Zvicrën U21

Leipzigu në garë për Lutfi Dalipin

Konflikti për pronën në Gjakovë, dyshohet se vëllai qëlloi me AK-47 vëllain dhe kushëririn

Konflikti për pronën në Gjakovë, dyshohet se vëllai qëlloi me AK-47 vëllain dhe kushëririn

Kuvendi miraton mocionin e PDK-së për Ligjin e Speciales, përfshihet në rendin e ditës

Kuvendi miraton mocionin e PDK-së për Ligjin e Speciales, përfshihet në rendin e ditës

Çitaku kërkon votimin e Ligjit për Specialen sot, PDK-ja paraqet mocion në Kuvend

Çitaku kërkon votimin e Ligjit për Specialen sot, PDK-ja paraqet mocion në Kuvend

Sahiti flet për synimet e Kosovës në ndeshjet vendimtare, mungesat në mbrojtje dhe situatën e Zhegrovës

Sahiti flet për synimet e Kosovës në ndeshjet vendimtare, mungesat në mbrojtje dhe situatën e Zhegrovës

Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Nisin protestën punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave dhe pagën e 13-të

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Manchester United shkarkon trajnerin Michael Carrick

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Haradinaj kërkon protokoll të veçantë për vizitat e politikanëve serbë në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën