TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sadriu e Hajrizi kërkojnë fitore ndaj Sllovenisë

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Sadriu e Hajrizi kërkojnë fitore ndaj Sllovenisë

Futbollistët e Kosovës kanë premtuar maksimumin për ta fituar ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kosova, të premten luan në stadiumin“Fadil Vokrri” ndeshjen kundër Sllovenisë, e cila nis nga ora 20:45 dhe u takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Kosova e ka zhvilluar stërvitjen e dytë të martën, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se “atmosfera në kampin e ‘Dardanëve’ është e shkëlqyer”.

“Në seancën e sotme përzgjedhësi Franco Foda kishte në dispozicion të gjithë futbollistët, ndërsa Lumbardh Dellova u aktivizua në ushtrimet më të lehta për të shmangur ngarkesën. Stafi teknik u fokusua në aspektin taktik, veçanërisht në tranzicionin e shpejtë nga mbrojtja në sulm”, shkruan në njoftimin e FFK-së.

Futbollisti Leard Sadriu ka folur për rëndësinë e ndeshjes ndaj Sllovenisë, duke insistuar se fitorja ndaj Suedisë në shtator ka rritur moralin e ekipit.

“Duke marrë parasysh rezultatin e fundit të ndeshjes me Suedinë kemi dëshmuar që kemi cilësi të arrijmë rezultate të mira edhe kundër përfaqësueseve të mira, me përfaqësuese të forta siç është Suedia. Prandaj çdo ardhje e re është rritje e cilësisë për ekipin”, ka thënë Sadriu për FFK-në.

Ai ka vlerësuar lart sllovenët, por ka shtuar se Kosova synon fitore të premten dhe pret përkrahje të fuqishme nga tribunat.

“E dimë që është kundërshtar i fortë me lojtarë shumë cilësorë brenda grupit, por besoj se ne kemi grup të mirë me cilësi të mirë dhe shpresoj me rezultat pozitiv. Tifozët kanë rol të rëndësishëm për ne në fushë. Prania e numrit të madh të “Dardanëve” do të jetë ndihmë e madhe për ne për të dhënë maksimumin në fushë”, ka thënë Sadriu.

Edhe mbrojtësi tjetër, Kreshnik Hajrizi, ka vlerësuar atmosferën te Kosova.

“Është ndjenjë e mirë të jesh pjesë e Kosovës. Atmosfera është shumë e mirë, përgatitjet për ndeshjen kundër Sllovenisë po shkojnë shumë mirë. Uroj të arrijmë rezultat të mirë”, ka thënë Hajrizi.

Sipas tij, Kosova duhet të bëjë paraqitje të madhe siç bëri ndaj Suedisë pas disfatës nga Zvicra 4:0.

“Kemi reaguar mirë ndaj Suedisë pas ndeshjes me Zvicrën. Duhet të bëjmë përgatitje të mira për ndeshjen kundër Sllovenisë të premten. Duhet të futemi me të njëjtin mentalitet dhe t’i fitojmë pikët maksimale. Pa tifozë nuk jemi asgjë. Pres përkrahje masive”, ka thënë Hajrizi.

Kosova më 13 tetor luan kundër Suedisë në Goteborg. Me fitore ndaj Sllovenisë, Kosova do t’i rriste edhe më shumë gjasat për të siguruar plejofin për Kupën e Botës që vitin tjetër mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada.

https://www.youtube.com/watch?v=Uz2n5aKAakQ&list=PLOFnrA2uqmE_cmaZGA7BSILvUu8Lg-nuL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Malisheva dhe Drenica ndahen në paqe

Drenica merr një pikë në Malishevë, barazon rezultatin në kohën shtesë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Medon Berisha gati për Leccen pas lëndimit të rëndë

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Mourinho zbulon listën e të ftuarve për ndeshjen Real Madrid – Espanyol

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën