TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa tualete publike pritet t’i shtohen Prishtinës?

Mungesa e tualeteve publike në Prishtinë duket se është një problem mjaft i madh i banorëve të këtij qytetit.

by Fëllënza Krasniqi
1 vit ago
2 0
A A

Janë vetëm tri të tilla në kryeqytet.

E kërkesat janë më të mëdha.

Andaj, mungesa e tualeteve publike në gjithë Prishtinën duket se po i shqetëson qytetarët.

“Vyejnë ato për popull qysh jo, gjithë këta njerëz në shesh mos me pas tualet edhe ujë shumë mungesë e madhe shumë”, shprehet Adem Rramori – qytetar.
E dikush thotë që vendosja e tualeteve në vende publike është kulturë.

“Çdo qytet me vendbanime të dendura është jo vetëm nevojë, por edhe kulturë e një populli që të jenë tualetet ku mund njerëzit ti plotësojnë nevojat fiziologjike. Kështu që nuk është vonë duhet me u filluar me u bë ajo punë dhe kishte me qenë e nevojshme”, shprehet një qytetar.

Ndërsa halli i Fatmir Muqollit, është se si të veprojë në momentin që ka një nevojë të tillë.

“Këtu dihet ku jena tek jena, në një qytet ku nuk ka tualet publike aty mungon vetëdija, çka me bo kur ti ki nevojë”, shprehet qytetari Fatmir Muqolli.
Për këto mungesa të tualeteve, opozita po i vë faj komunës.

“Deri më tani nuk ka asnjë tualet publik që kryetari Rama, e ka ndërtua në Prishtinë domethënë përkundër faktit që ai ka premtuar sikur edhe shumë premtime tjera as tualet publik nuk ka. Kjo paraqet problem për qytetarët se është një nevojë e qytetarit një kërkesë e kamotshme e qytetarit, është imediate në një far mënyre”, ka thënë Besart Krasniqi, asambleist i Vetëvendosjes.
Ndërkohë nga Komuna e Prishtinës treguan se kur pritet që të investohet në këtë kërkesë të qytetarëve.

“E mira e së mirë është që ky projekt tani e ka marr të mbarën ne projektin si projekt e kemi tenderuar, është në proces të vlerësimit besoj që procesi i vlerësimit do të përfundoj brenda kësaj jave dhe ne pastaj si te kemi projektin e përzgjedhur do të vazhdojmë më procedurën tjetër ndërtimin e këtyre kioskave por edhe të tualeteve publike. Besoj që në vitin 2025 së paku 3 tualete publike do i kemi që do shtohen në kryeqytet për të vazhduar pastaj me një dinamik edhe në vitin 2026”, ka thënë Bekim Brestovci- drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.

Megjithatë opozita në kryeqytet ka thuajse vazhdimisht akuza në drejtim të Komunës për mos realizimin e premtimeve të bëra.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën