TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa ka gjasa që Hashim Thaçit t’i pranohet dorëzania prej 50 mijë euro?

50 mijë euro është vlera që ish presidenti Hashim Thaçi ka ofruar në këmbim të gjykimit në liri për rastin ku po gjykohet për pengim të drejtësisë dhe ndërhyrje në dëshmitarë. Nga Specialja thonë se vendimi për këtë do të merret në kohën e duhur. E sipas njohësve të drejtësisë, ky vendim mund të merret atëherë kur ka një aktgjykim lirues për Thaçin në rastin e krimeve të luftës.

by Florijeta Dernjani
1 muaj ago
1 0
A A

Mbi supet  e tij rëndojnë dy aktakuza.

Ish presidenti Hashim Thaçi, betejën e parë në Gjykatën Speciale e nisi për akuzat për krime lufte.

Nga kjo akuzë, derivoi një rast tjetër penal.

Prokuroria e Specializuar pretendon se Thaçi pengoi drejtësinë dhe ndërhyri në dëshmitarë.

Për këtë çështje, së fundi Thaçi ka ofruar dorëzani prej 50 mijë eurosh, në këmbim të gjykimit në liri.

Mirëpo, qëndrimi në paraburgim vlerësohet se është në varësi të zhvillimeve tek dy rastet.

“Nuk besoj që Gjykata do të marrë vendim tani, sepse është e parakohshme domethënë vendimi përderisa është duke qëndru në paraburgim për një çështje tjetër. Kur të përfundon paraburgimi për çështjen tjetër, në rast se nuk dënohen, sepse nëse dënohen ata do të shkojnë automatikisht në vuajtje të dënimit, në rast se nuk dënohen atëherë Gjykata është brenda kompetencës kohore që ta shqyrtojë propozimin për dorëzaninë në vlerë 50 mijë euro”, u shpreh Bytyqi.

Kohën se kur do të mund të ketë një vendim lidhur me këtë propozim, nuk e treguan as nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

“Trupi Gjykues do të nxjerrë një vendim lidhur me këtë kërkesë në kohën e duhur”, ka njoftuar Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Rrjedhimisht, konsiderohet se Gjykata Speciale do duhej të vepronte sikurse me të akuzuarit e tjerë sa i përket dorëzanive.

“Mendoj se zoti Thaçi do të lirohet nga paraburgimi pavarësisht epilogut të këtij rasti për pengim të drejtësisë. Se edhe ashtu zoti Thaçi ka kaluar pothuajse gjashtë vite që është nën masën e paraburgimit dhe arsye e vetme pse ai mbahet në paraburgim, për bindjen time është sepse ai po akuzohet për një çështje penale që ndërlidhet me krimet e luftës. Ndërsa për rastin e pengimit të drejtësisë, Gjykata mund të veprojë siç ka vepruar me të akuzuarit e tjerë, të cilët i ka liruar me masa alternative”, ka thënë Jashari.

Lirim me kusht me dorëzani nga Gjykata Speciale iu aprova Bashkim Smakaj në vlerë 50 mijë euro dhe Fadil Fazliut në vlerë 40 mijë euro.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Apelohet për kujdes: Temperatura përvëluese të shtunën dhe të dielën në Kosovë

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

Dugolli për krizën politike: Nuk bisedojmë me Listën Serbe, nuk duam që presidenti të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

PDK nesër në Kuvend, kërkon vazhdimin e seancës konstituive

Dugolli i kundërpërgjigjet Hashim Thaçit: Pas vitit 1999 kishte dëbime të dhunshme, për çfarë çlirimi e ke fjalën?

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

“Në veri s’ka më banda kriminale, ka ligj dhe zhvillim ekonomik”, Dugolli flet për situatën në veri të vendit

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Dugolli i VV-së: Serbia ka ëndërruar që veriun e Kosovës ta ketë nën kontroll, Vuçiq do të vazhdojë me presione

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën