TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rusia ndërmerr sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga pranvera

by teve1
3 javë ago
0
A A
Rusia ndërmerr sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga pranvera

Rusia ka ndërmarrë sulmin më të madh ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës që nga pranvera, duke goditur kryesisht Kievin dhe zonat përreth tij, ka deklaruar kryeministri ukrainas Serhiy Koretskyi.

Të paktën pesë persona kanë humbur jetën gjatë sulmeve të natës në zona të ndryshme të Ukrainës, mes tyre edhe një fëmijë në rajonin e Kievit.

Sulmet kanë shkaktuar gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike, shkruan BBC.

Kompania më e madhe private energjetike e Ukrainës, DTEK, njoftoi se kishte rikthyer furnizimin me energji për rreth 8 mijë banesa pas asaj që e përshkroi si një “natë të vështirë” për kryeqytetin.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ndër objektivat e sulmit ishte edhe termocentrali Trypilska, një nga furnizuesit kryesorë të energjisë për Kievin.

Operatori i centralit, Centrenergo, konfirmoi se objekti ishte dëmtuar dhe se po vlerësonte përmasat e dëmeve.

Kryeministri ukrainas Koretskyi tha se sulmi i kombinuar dhe në shkallë të gjerë ishte i pari i këtij niveli që nga përfundimi i sezonit të fundit të ngrohjes.

Sipas tij, që nga vera pothuajse nuk ka pasur asnjë ditë pa sulme ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Në total, 11 rajone të Ukrainës u goditën gjatë natës.

Përveç objekteve energjetike, sulmet prekën edhe ndërtesa banimi, infrastrukturë sociale, biznese civile dhe linja hekurudhore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se goditje ndaj infrastrukturës kritike u regjistruan në rajonet Zhytomyr, Mykolaiv, Kirovohrad dhe Rivne.

Ministria ukrainase e Energjisë njoftoi se të mërkurën disa familje në rajonet e Kievit, Dnipropetrovskut, Donetskut, Sumës dhe Kharkivit vijonin të ishin pa energji elektrike.

Operatori shtetëror i rrjetit, Ukrenergo, u bëri thirrje banorëve të shmangnin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë të energjisë nga ora 10:00 deri në 16:00, për shkak të furnizimit më të ulët se zakonisht.

Në Kiev, banorët u zgjuan nën një re të dendur tymi pas një nate me shpërthime të njëpasnjëshme.

Autoritetet u kërkuan banorëve të disa lagjeve të mbanin dritaret të mbyllura deri në largimin e tymit.

Mes viktimave ishte edhe një fëmijë, trupi i të cilit u gjet nën rrënojat e një banese në rajonin e Kievit.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se në kryeqytet humbën jetën tre persona, përfshirë një punonjës të një kompanie ukrainase të shërbimeve publike, i cili u vra në një ndërtesë magazine.

Një tjetër person u vra në rajonin e Mykolaivit, ndërsa dy persona humbën jetën në rajonin verilindor të Sumës.

Guvernatori i Sumës njoftoi gjithashtu se një shkollë u godit në një sulm të veçantë.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Sipas të dhënave të cituara në raportime, Moska aktualisht kontrollon rreth 20 për qind të territorit ukrainas.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Gjykata Ndërkombëtare Penale vlerësohet me Çmimin Saharov të BE-së për të Drejtat e Njeriut për vitin 2026

Gjykata Ndërkombëtare Penale vlerësohet me Çmimin Saharov të BE-së për të Drejtat e Njeriut për vitin 2026

Macron: Do të kërkojmë ndalimin e protestave të paorganizuara nga sindikatat

Macron: Do të kërkojmë ndalimin e protestave të paorganizuara nga sindikatat

Ismajli nuk luan as ndaj Bolognas

Ardian Ismajli rikthehet si titullar te Torino

Rama: Kurban Bajrami na rikujton vlerat e rëndësishme

Përparim Rama konfirmon kandidaturën për kryetar të LDK-së, kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Pse lëkura e grave dhe burrave shërohet ndryshe?

Çeku takon ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Çeku takon ambasadorin e Luksemburgut, në fokus bashkëpunimi në arsim dhe aftësim profesional

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Korçë dhe Shkodër, studentët dhe pedagogët vijojnë bojkotin, kërkohet dorëheqja e Ramës

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Bibliotekat kombëtare të Kosovës dhe Hungarisë nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim kulturor

Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Berisha: Të shtunën protesta më e madhe kombëtare në mbështetje të studentëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën