TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rumani – Kosovë do të përcillet nga 48 mijë e 957 shikues

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rumani – Kosovë do të përcillet nga 48 mijë e 957 shikues

Rreth 49 mijë shikues do ta përcjellin ndeshjen sonte ndërmjet Rumanisë e Kosovës, në Bukuresht, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Stadiumi Kombëtar i rumunëve, do të jetë përplot me tifozë vendës që do të përkrahin kombëtaren e tyre përballë Dardanëve, të cilët për këtë duel, do të llogarisin në një numër të vogël përkrahësish.

Vetëm 70 tifozë do të ketë Kosova në përkrahje të saj përballë rumunëve, përderisa mediat në Rumani kanë njoftuar se janë shitur të gjitha biletat n treg, gjithsej 48 mijë e 957 sosh.

Për shkak të dënimit për problemet e tifozëve, Rumania e ka mbyllur njërin sektor prej 3 mijë ulësesh, ndërsa për shkak të sigurisë, 5354 ulëse të tjera do të përdoren për zonën e sigurisë, ndërmjet tifozëve.

Herën e fundit kur Kosova luajti me Rumaninë në këtë stadium tifozët zbuluan pankarta me mbishkrime fashiste kundrejt Kosovës, andaj Federatat e Futbollit e Rumanisë dhe Policia e këtij shteti, kanë kërkuar nga tifozët të distancohen nga thirrjet fashiste, nacionaliste e raciste.
Një veprim tjetër i përsëritur do të kishte pasoja të mëdha për rumunët, raportojnë mediat atje.

Ndërkohë me një njoftim për tifozët ka dalë edhe Federata e Futbollit e Kosovës, që u ka bërë të ditur tifozëve kosovarë vendtakimin prej ku do të nisen së bashku nën përcjelljen e organeve të rendit deri te stadiumi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjilani triumfon me penallti në minutat shtesë ndaj Feronikelit

Gjilani triumfon me penallti në minutat shtesë ndaj Feronikelit

Malisheva mposht Vushtrrinë dhe vazhdon të prijë në Superligë

Malisheva mposht Vushtrrinë dhe vazhdon të prijë në Superligë

Kosova fiton dy medalje në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan

Kosova fiton dy medalje në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan

Vojvoda pëson humbjen e pestë me radhë me Udinesen

Vojvoda pëson humbjen e pestë me radhë me Udinesen

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

Dita e gjashtë e protestës në Tiranë, digjen objekte të institucioneve-28 të lënduar

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

MSH: 28 të lënduar në protestën e të dielës, prej tyre 19 policë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Reshje shiu të enjten dhe të premten, moti gjatë javës

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Protestuesit shkojnë para Parlamentit, përplasen me policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit: Sulmi ndaj komisariatit nuk është protestë, 10 efektivë të plagosur

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Partitë presin interpretim të ri për konstituimin e Kuvendit

Fondi sovran ende në kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën