Janë dosje të krimeve të luftës në Gjakovë.
Në to, thuhet se përgjegjës për vrasje, dëbim e shkatërrim të pasurisë së civilëve shqiptarë gjatë luftës, janë pjesëtarët e forcave ushtarake dhe policore serbe.
E bashkë me ta në Gjakovë, sipas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ishte edhe ish-pjesëtari i tyre, Jusuf Shujak.
E procesit gjyqësor ndaj tij në Prishtinë, ka prekur fundin.
Të hënën përpara trupit gjykues, Shujak dha mbrojtjen e tij.
Ky i fundit deklaroi se më 1 maj të vitit 1999, me familje u larguar për në Mal të Zi, për tu kthyer pas disa muajsh.
“Në shtator të 1999 jemi kthy në Gjakovë. Probleme s’kemi pas nga askush, fqinjët kanë qenë të mirë, asnjëherë s’kena pas probleme me ta. Fqinji i parë ka qenë UÇK, ka pasur bashkëshorten nga Shqipëria, ka ardhur cdo ditë te ne, të na vizitojë nëse kemi nevojë për ndihmë”, tha i akuzuari, Jusuf Shuja”, tha tutje Shujak.
Sipas tij, kthimi në Gjakovë do të ishte i pamundur nëse do të ishte kriminel lufte.
“Po të isha unë kriminel lufte, asnjëherë nuk do të kthehesha me familjen time në Gjakovë. Por, kisha shkuar diku atje në Serbi. Mirëpo, jam kthyer në faqe të bardhë, me duar të pastra para Zotit dhe para Allahut. Asnjëherë s’kam qenë kriminel”, ka deklaruar Shujak.
Në pyetjet e mbrojtësit të tij, Shujak tregon arsyen se pse dy vjet pas përfundimit të luftës, u largua sërish nga Kosova për të jetuar në Novi Pazar.
“Deri në pranverë 2001 kemi jetu në Gjakovë. Është dashtë t’i përgatisim fëmijët të shkojnë në shkollë, prandaj u shpërngulëm në Novi Pazar, sepse ata nuk dinin gjuhë shqipe”, theksoj Shujak.
Shujak gjatë fjalës së tij, u sfidua nga prokurori special, Ilir Morina.
“Dëshmitari Bobani para jush atë ditë, deklaroi se t’ka pa t’uniformuar dhe t’armatosun”, u shpreh prokurori special, Ilir Morina.
“Nuk është e vërtetë”, u shpreh i akuzuari.
“Pse s’është e vërtetë?”, ka pyeturi prokurori special.
“M’u kon sot e kisha marrë pensionin. E kisha marrë rrogën. S’kom as pensi, as kurgjo. A ki naj incizim, naj aparat që m’ka pa ai mu”, theksooj tutje Shujak.
“Ti ke jetu n’Serbi, na s’mujna m’i vërtetu këto”, tha Morina.
Vet Jusuf Shujak, tha se për krimet e luftës në Gjakovë kishte dëgjuar vetëm kur ishin kthyer nga Mali i Zi.
“Unë jam kon deri me 2001 n’Gjakovë, edhe unë mu kon banor i keq ose me pas bo diçka keq, m’kishin myt gjakovarët ditën e parë. M’kishin myt midis oborrit, midis qytetit t’Gjakovës, m’kishin bo copa –copa gjakovarët”, ka përfunduar Shujak.
Gjyqi për këtë rast, do të përmbyllet në muajin dhjetor, ku është planifikuar dhënia e fjalëve përfundimtare.






