TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrustemi: Ideja e Tahirit për president konsensual është për PDK-në dhe LDK-në

by teve1
3 javë ago
0
A A
Rrustemi: Ideja e Tahirit për president konsensual është për PDK-në dhe LDK-në

Deputeti i zgjedhur i LVV-së, Adnan Rrustemi ka komentuar idenë e Besnik Tahirit për një kandidat të përbashkët të opozitës për president, duke thënë se një qasje e tillë do ta kishte ndryshuar situatën politike dhe do ta kishte shmangur krizën institucionale.

“Oferta ka qenë më shumë për pjesën tjetër të opozitës, për PDK-në dhe LDK-në, që të dalim me një kandidat të përbashkët për president. Natyrisht, opozita i ka nënshkrimet e mjaftueshme për të nxjerrë një kandidat dhe siç e kam thënë edhe më parë, që është e drejtë e tyre dhe mbetet në vlerësimin e tyre. Për anën tjetër, po të përdorej kjo mundësi herën e kaluar, ne thjesht nuk do të kishim krizën dhe nuk do t’i kishim zgjedhjet e parakohshme. Sepse Kuvendi do të kishte mundësi dhe kuorum për ta zgjedhur presidentin apo presidenten e Republikës. Prandaj, unë mirëpres çfarëdo ideje të opozitës për ta tejkaluar dhe për ta zgjidhur krizën e presidentit, natyrisht me shpresë që kanë hequr dorë nga bllokada. Bllokada nuk është asnjëherë zgjidhje”, u shpreh Rrustemi.

Ai shtoi se kjo çështje i takon ekskluzivisht opozitës dhe nuk lidhet me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Kjo është marrëveshje përbrenda opozitës. Nëse zoti Tahiri e ka fjalën për marrëveshje brenda opozitës për një kandidat të tyre të përbashkët, po, është e vërtetë që nëse opozita do të dilte me një kandidat për president herën e kaluar, ne do të kishim kuorumin e mjaftueshëm dhe nuk do ta kishim krizën dhe nuk do t’i kishim zgjedhjet e parakohshme. Por që opozita refuzonte çfarëdo mundësie sepse kishte ndarë mendjen për zgjedhje. Ata donin zgjedhje me çdo kusht e me çdo mjet, prandaj ajo refuzonte secilën ofertë të Lëvizjes Vetëvendosje, qoftë kryetarin e Kuvendit, qoftë përfshirjen në qeveri të LDK-së, qoftë presidentin konsensual, po qoftë edhe që të propozojnë një emër apo tre emra e njërin prej tyre do ta votonim ne. Prandaj, domethënë, ideja e zotit Tahiri, e ofertës së zotit Tahiri është për PDK-në dhe LDK-në që të bëjnë pjesë e këtij procesi dhe të heqin dorë nga bllokada. Prandaj, po e përsëris, unë mirëpres çfarëdo iniciative të opozitës që reflekton heqje dorë nga bllokada e refuzimit dhe natyrisht ndihmojnë e kontribuojnë në çfarëdo mënyre, qoftë edhe duke dalë me kandidat, për ta tejkaluar krizën e presidentit.” u shpreh Rrustemi.

KosovaPress ka insistuar të kontaktoi edhe me deputetin e zgjedhur të AAK-së, Besnik Tahiri sa i përket qëndrimit të Adnan Rrustemit, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Të hënën, deputeti i zgjedhur i Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se zgjidhja për të tejkaluar një ngërç të ri institucional do të ishte nëse partitë e ish-opozitës rreshtohen pas Ramush Haradinajt si kandidat për president e përball tij në garë të jetë një kandidat i VV-së, si parti fituese e zgjedhjeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit më 27 qershor.

Nga këto zgjedhje partia e parë ka dalë Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion parazgjedhor me Guxo dhe Alternativa, me 47.13%, që ka fituar 53 ulëse. Partia Demokratike e Kosovës me 19.44% ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69% ka fituar 18 ulëse dhe Aleanca me 6.74% ka fituar shtatë ulëse.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Aeroplani rrëzohet mbi një shtëpi në Gjermani, dy persona humbin jetën

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Për gjashtë muaj, 46 viktima në 45 aksidente fatale

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Serbia rrit presionin mbi perceptimin e procesit në Hagë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Joshua “i fortë” për Prengën, e nokauton në raundin e dytë

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Trump: Irani po tregohet më serioz në negociata, por SHBA-ja mbetet gati për veprim

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Edhe pak minuta pritet të fillojë përballja mes Anthony Joshuas dhe Kristian Prengës

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Miliarderi Elon Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

Top 5 mediat botërore e vendosin Sunny Hill në ballinat e tyre

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

KFF Mitrovica triumfon ndaj Ludogoretsit në Ligës së Kampionëve, vazhdon ëndrrën evropiane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën