TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rruga e dëmtuar prej tre muajsh, ankohen banorët e Shajkovcit

Prej rreth tre muajsh, banorëve të fshatit Shajkovc të Podujevës po u duhet të kalojnë nëpër një rrugë të dëmtuar. Përkundër që problemi është prej disa muajsh, tek tash komuna e Podujevës po premton zgjidhje.

by Fëllënza Krasniqi
2 muaj ago
5 0
A A

Shoferët tentojnë në forma të ndryshme, t’i shmangen këtij dëmtimi të rrugës, në fshatin Shajkovc të Podujevës.

Madje, dikush nga ta del tërësisht në krahun tjetër të rrugës.

Banorët si paralajmërim për shoferët kanë vendosur këtë shenjë paralajmëruese.

“Dëshiroj me shprehë mllefin tonë ndaj kësaj rruge. Qe tre muaj më së paku është kështu, por është edhe me poshtë asfalti që është prishur. Kjo rrugë është shumë e ngarkuar se i lidh shumë fshatra prej Batllave e deri në Orlllan këndej kalojnë, jo për kerre por për këmbësorë se deri në trotuare kalojnë veturat për me ju ikë gropave. Tash fillon edhe shkolla”, thotë Nexhmi Bekolli – banor.

Këtë rrugë çdo ditë e kalon edhe banori Ejup Kurtolli, i cili ka një kërkesë.

“Duhet të riparohet dhe shumë shpejtë duhet që prapë të vijë në formën që ka qenë e jo të lihët me muaj të tërë kështu me gropa. Ne jemi të fshatit ne e dimë, ruhemi por natën vjen ndonjë mërgimtar dhe bjen me kërr 200 mijë euro edhe e dëmton kerri, çka me i thanë atij”, shprehet ai.

E banori tjetër Fahri Kurtolli, thotë se rastin e paraqiti edhe në komunë, mirëpo deri më tani nuk u bë ndonjë zgjidhje.

“Unë në komunë kam qenë dy a tri herë por se kanë marrë këtë pjesë parasysh hiç. Me ardh vetura në trotuar me hyp me rreziku këmbësorin, më ka ndodh vet mua, i ka ndodhur edhe një gruaje në qoftë se nuk ikte ajo vetura e përplaske. Nuk e di çka është puna qe tre muaj mos me u mbyll kjo gropë”, shprehet ai.

Megjithatë, drejtori i shërbimeve publike në komunën e Podujevës, premton se së shpejti rruga do të sanohet.

“Ne si drejtori kemi marr vendim kemi reaguar për atë gropë me bë identifikimin e prerjes së saj, po presim që tash brenda dy- tre ditësh të rregullohet ajo gropë. Meqë është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës nuk kemi mundur të ndërhyjmë deri më tash, por kohën e fundit edhe ne si Komunë jemi duke punuar me renovimin e rrugëve të asfaltuara dhe meqë kemi kontratë dhe jemi në proces të rrugëve të tjera që janë komunale kemi vendosur që të intervenojmë edhe në atë gropë e që besoj që së shpejti do të mbyllim edhe atë gropë”, thotë Bahri Selimi – drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Podujevës.

Drejtori Selimi tha se janë duke punuar edhe në sanimin e disa prej rrugëve të tjera në fshatrat e Podujevës.

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën