TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Rrogat për toke, e çmimet lartë”, qytetarët të indinjuar me shtrenjtimin e naftës

Sot në vend, një litër naftë arriti çmimin prej 1.73 cent. Për qytetarët, ky shtrenjtim është shqetësues, ndërsa ekonomistët tregojnë se pse ulja e çmimit nuk po reflektohet edhe në Kosovë, ashtu si në tregun ndërkombëtar.

by Fëllënza Krasniqi
3 muaj ago
1 0
A A

Veturën erdhi ta mbush si zakonisht.

Por këtë të martë, për një litër, pagoi shumë më shtrenjtë seç paguante më parë.

Çmimi i një litre naftë ishte 1.73 cent.

Vetëm nga java e kaluar, ky çmim u rrit për afër 10 centë më shumë.

Për Ajne Mulajn, ky shtrenjtim është shqetësues.

“Për rrogat që janë në Kosovë është shtrenjtë nafta. Normal që duhet me u përshtatet çmimet qysh i kanë rrogat familja se jo vetëm nafta, por krejt janë shtrenjtuar e që për rroga të Kosovës shumë janë shtrenjtë”, ka thënë një qytetarë.

Se çmimi është i papërballueshëm e thotë edhe ky qytetar.

“Sinqerisht gjithçka po na kushton në xhep edhe ardhja edhe shkuarja ose me dal diku me kry punë me veturë…duke e marrë parasysh se çfarë rroga kemi në Kosovë, rrogat për toke e çmimet po shkojnë lartë e më lartë”, u shpreh qytetari tjetër.

Pas pezullimit të luftimeve SHBA – Iran ditët e fundit, çmimet e derivateve në tregun ndërkombëtar kanë pësuar rënie.

Sipas ekonomistit Fidan Qerimi, janë disa faktorë që bëjnë që kjo të mos reflektohet në Kosovë.

“Javën e kaluar derivatet në BERZ janë tregtuar deri në 97 dollarë, kurse këtë javë rreth 87 dollarë, por kjo ulje e çmimit nga BERZ nuk reflekton direkt në tregun kosovar për shkak të zinxhirit të furnizimit dhe për shkak të furnizimeve të mëhershme. Normalisht kjo ka një kosto për ekonominë dhe ka efekt të drejtpërdrejtë në çmimin e derivateve, qytetarët paguajnë transport më të lartë dhe po ashtu ky çmim i derivateve bartet gradualisht edhe në çmimet e ushqimit dhe produkteve të tjera”, ka thënë Qerimi.

Por në një situatë të tillë, sipas njohësit të gjeopolitikës, masat e kontrollit duhet të jenë më të rrepta.

“Shteti duhet të ketë kujdes, institucionet të cilat merren me kontrolle dhe inspektime duhet të jenë edhe të pamëshirshëm në qoftë se ka manipulime. Në qoftë se nuk kemi zbritje të çmimeve të cilat janë ekuivalent me tregun rajonal atëherë duhet të ndërmarrë masa për të bërë kontroll edhe institucionet”, u shpreh Bilalli.

Një litër naftë në Kosovë kishte arritur çmimin rekord gjatë muajit prill, duke shkuar në 1.91 cent.

Tëvë1 ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga Shoqata e Naftëtarëve për të kuptuar më mirë si qëndrojnë çmimet në rajon, por nga të njëjtit nuk ka pasur një përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Policia gjen armë në një veturë në Zubin Potok, arrestohen dy persona

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën