TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rritje e pagës mesatare, paga e 13-të edhe në sektorin privat dhe 100 euro për gjyshërit, këto janë zotimet e Kurtit

by Teve1
1 muaj ago
14
A A
Rritje e pagës mesatare, paga e 13-të edhe në sektorin privat dhe 100 euro për gjyshërit, këto janë zotimet e Kurtit

Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka paraqitur ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Duke kërkuar votat për formimin e qeverisë së tij, Kurti tha se ekspozeja e tij kësaj radhe do të jetë e shkurtër dhe pa diçka të re, për shkak, siç tha, të zgjedhjeve të shpeshta që ndodhën në dy vitet e fundit.

Ai, në seancën e jashtëzakonshme ku ishin prezentë vetëm deputetët e LVV-së dhe Listës Serbe, premtoi rritjen e pagës mesatare në sektorin publik në 1 mijë euro.

Kurti përmendi pagën e 14-të për sektorin publik, por shtoi se do të punojnë që paga e 13-të të jetë edhe në sektorin privat.

“Në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, duke e ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro në muaj. Rritjen ekonomike nuk e kemi mbajtur për shtet, por e kemi shpërndarë në popullsi. Shtesat për fëmijë që sot janë 30 apo 45 euro për fëmijë, në mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë. Në mandatin e radhës, nga 45 në 90 euro për fëmijë te familjet me tre e më shumë fëmijë. Me këtë rritje do të lëmë prapa edhe disa shtete të BE-së sa i përket shtesave. Po ashtu, edhe shtesat për nënat e reja dhe lehonat, nga 1 korriku i kemi rritur për 500 euro për gjashtë muaj… Gjyshërit pensionistë që kujdesen për nipërit dhe mbesat e moshës 13 deri në 36 muaj, kur të dy prindërit punojnë. Secila gjyshe ose gjysh do të marrë 100 euro shtesë në muaj… Pagën e 13-të në sektorin publik dhe privat që do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, me synimin që të planifikohet edhe paga e 14-të. Paga e 13-të në sektorin publik, ju e dini se ka nisur në vitin 2026”, theksoi Kurti.

Ai tha se këtë mandat do të nisin transformimin e madh ekonomik dhe industrial në Kosovë.

“Të nisim transformimin më të madh ekonomik e industrial në vendin tonë. Prodhimi është themeli i zhvillimit tonë ekonomik. Banka zhvillimore do t’i financojë drejtpërdrejt projektet strategjike, do t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes bankave dhe do t’u japë prodhuesve dhe eksportuesve letër garancie për pagesa. Programi prej 1 miliard eurosh për prodhim dhe industri do të garantojë kredi për investime në kapacitete të reja”, shtoi ai.

Për mbrojtjen, Kurti tha se do të ndajnë 1 miliard euro gjatë katër viteve të ardhshme.

Lexo po ashtuAleanca paralajmëron kallëzim penal ndaj Qeverisë Kurti“Për ushtrinë do të ndajmë mbi 1 miliard euro gjatë katër viteve në vijim. Industria ushtarake do të përqendrohet në municione, dronë, robotë dhe të tjera. Prodhimi do të nisë brenda vitit 2026. Me Shqipërinë do të krijojmë njësi ushtarake të përbashkëta dhe do të bashkëpunojmë në edukim dhe bashkëprodhim”, tha ai.

Duke folur për politikën e jashtme, Kurti tha se deri në vitin 2030 synojnë t’i përmbyllin kapitujt e integrimit në Bashkimin Evropian dhe të përparojnë për bisedimet për anëtarësim në union.

Kurti theksoi angazhimin për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë dhe hapjen e arkivave nga Shqipëria.

Krahas kësaj, Kurti premtoi përfundimin e autostradës së Gjilanit, rrugën Prizren-Tetovë dhe rrugën e Dukagjinit.

Share2Tweet1

Postime të ngjashme

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Ibishi për mundësinë që “Bondsteel” të bëhet bazë e përhershme amerikane: Kjo iniciativë është shumë e mirë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Pas 11 orësh tensione, qetësohet situata në Tiranë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Çollaku: Serbia nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë

Kosova dhe Britania synojnë avancimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Siguria nuk duhet të jetë çështje kursimi, Kosova duhet të integrohet sa më parë në NATO

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Ibishi: Kosova nuk mund t’i shesë mend Amerikës, duhet t’i pranojë ofertat e saj

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Vdes kryetari i parë i Këshillit të Shoqatave të Familjeve të Personave të Zhdukur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën