TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
14 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rreziku nga gjarpërinjtë: Frikë dhe kujdes në stinën e verës

Qytetarët thonë se kanë vërejtur një numër të shtuar të gjarpërinjve gjatë kësaj kohë. Madje disa edhe ndjehen të rrezikuar. E në anën tjetër IKSHP bënë apel për kujdes nga kafshimi i gjarpërinjve pasi që janë paraqitur disa raste të tilla në komuna të ndryshme.

nga Fëllënza Krasniqi
2 javë më parë
2 0
A A

Sa herë që përmendet gjarpri, Adem Jetullahi ndjenë frikë.

Kjo meqë vite më parë  ai është kafshuar nga ky zvarranik.

E frika bashkë me rrezikun sa vjen e i shtohet me ardhjen e stinës  së verës që shtohet edhe prezenca e gjarpërinjve në natyrë.

“Valla ka gjarpërinj plotë. Unë kam qenë duke kositur mu ka lidh gjarpri në këmbë kur kam qenë fjet, më ka zanë gjumi duke kosit, e kam marr brisikin e ja kam heq kryet. Po valla ,frikësohem se 3 muaj kam qëndruar në spital”, tregoi qytetari, Adem Jetullahu.

Prezencë më të madhe të gjarpërinjve këtë kohë ka vërejtur edhe ky qytetar, por ai thotë se nuk ndjehet i rrezikuar.

“Ka gjarpërinj shumë këtë vit çka nuk ka ndodh kurrë, shohim shumë shpesh po as nuk i sulmojmë as nuk na sulmojnë, kështu të rrezikuar nuk jemi. Mos me i nguc kurrë nuk askënd nuk e ngucin i kanë rrugët e veta, a nëse i nguc normal. Unë jetoj në fshat e këtë vit ka gjarpërinjve shumë”, tha qytetari Xhemdush Mjeku.

Ndërsa, nga  Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Prishtinë treguan për televizionin se nuk kanë pasur deri më tani raste dhe se janë të pajisur mjaftueshëm me serum.

“Gjatë këtij viti jemi furnizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike me serumin kundër helmimit nga gjarpri ne qendrën kryesore të mjekësisë familjare, pastaj do të shpërndahet në qendra tjera varësisht nga nevoja. Deri më tani nuk kemi pas ndonjë rast, mirëpo me qenë se këto janë raste urgjent qytetarët mundet direkt të orientohen në QKUK, mirëpo ne këtu për momentin nuk kemi pas”, deklaroi doktoresha, Xhevë Canolli.

E  në anën tjetër  nga Instituti Kombëtar i Shëndetësie publike thonë se ka pasur disa raste që janë raportuar në QKMF të ndryshme.

“IKSHPK ka siguruar serume te mjaftueshme për rastet e kafshimit te gjarprit dhe çdo qendër qe ka bere kërkesë për serume është furnizuar. Ndërsa çdo qendër tjetër qe nuk ka bere kërkese, mund ta bëjë këtë dhe të ketë ne dispozicion serumin. Ka pasur disa raste te raportuara ne QKMF te komunave te ndryshme dhe ne Kliniken Infektive, shumica kane marre tretman ambulantor dhe pas marrjes se serumit janë liruar ne shtëpi”, thuhet nga IKShP-ja.

Nga ky institut kërkojnë që qytetarët të kenë kujdes, të veshin veshje të gjata dhe  çizme kur ecin në natyrë, të  përdorni shkop për të kontrolluar shkurret apo gurët para se të hedhin hapin.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Nuk i kemi 61 vota për konstituimin e Kuvendit, na duhet bashkëpunim

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Ujkani: Po bllokohet qëllimisht Albulena Haxhiu – ngërçi në Kuvend është politik, jo personal

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

Avokati i njërit nga policët e arrestuar: Viktima pati halucinacione, pamjet e plota ende nuk janë bërë publike

AME: Gjatë së hënës u raportuan 41 vatra zjarri, 14 aktive ende aktive

Emisioni “Info Nata” 08.07.2025

Drita fiton ndeshjen e parë

Drita fiton ndeshjen e parë

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Aliu: Trajnimet policore janë zbehur, reagimi i Policëve më shumë emocional se profesional

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X