TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Rreth 120 punëtorë teknikë të shkollave kanë nisur sot grevën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Iu ndërrua orari, prindërit s’i dërgojnë fëmijët në shkollë

Rreth 120 punëtorë teknikë të shkollave fillore e të mesme kanë nisur nga sot grevën. Për më shumë se një vit ata po kërkojnë rritjen e pagave, njëjtë si punëtorët që janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Ata kanë paralajmëruar se nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre gjatë javës, javën e ardhshme do të lënë punën.

Me përjashtim të shkollës “Dardania” në kryeqytet, në të gjitha shkollat sot ka nisur greva e punëtorëve teknikë.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi tha se kjo grevë ka nisur me kërkesën e punëtorëve.“Të gjitha shkollat janë në grevë dhe realisht kjo grevë ka ardhur si pasojë e presioneve të punëtorëve. Në bazë të vendimit që kanë marrë punëtorët, këtë javë do të negociohet, nëse nuk ka negocime, javën tjetër të gjithë punëtorët do të lirojnë vendet e tyre të punës dhe të bijnë punëtorë të tjerë. Është një diskriminim i llojit të tillë, përderisa në të njëjtin vend, në të njëjtën shkollë këta punojnë dhe marrin dikush 230 e dikush 270 euro, po të njëjtit punëtorë, kolegë tanë i marrin 400 e 405 euro. Po më duket që Komuna e Prishtinës sa më keq po i duket që është më mirë. Realisht ne qe një vit negociojmë dhe nuk mund të qasemi ashtu siç duhet”, tha ai para mediave.

Tutje, shtoi se janë rreth 120 punëtorë të cilët sot kanë nisur grevën, me kërkesa për rritje të pagës.

“Numri është rreth 120 punëtorë, thash se ‘Dardania’ gjatë ditës hynë sepse ka qenë një mos koordinim i mirë në atë aspekt. Dardania të premten ka kërkuar që sot të fillohet dhe greva po respektohet 100 për qind në bazë të marrëveshjes që është bërë. Janë 16 shkolla (me kompani private) dhe 15 prej tyre sot janë në grevë…edhe të mesme edhe fillore”, shtoi ai shkruan KP.

Nazif Hyseni, i cili është punëtor teknik në shkollën “Naim Frashëri” kërkon që të jetë i barabartë me punëtorët tjerë teknikë, të cilat janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës.

“Na kanë imponuar, pa qare. Pa dashjen tonë, sepse rroga shumë e ultë. Me këtë rrogë nuk mundemi as për dy ditë për me ja dalë. 270 euro nuk janë asgjë. Ne jemi duke kërkuar vetëm barazimin me kolegët tanë që janë nën menaxhimin e Komunës së Prishtinës. Ne atë jemi duke kërkuar, gjë tjetër nuk po kërkojmë më shumë. Sa herë kemi hyrë në grevë, kemi qenë edhe në protestë dhe çdo herë na kanë thënë ‘ose në tetor, ose në shtator, ose në mars do të shikojmë’. Edhe për këtë arsyeje pa dashjen tonë se po na vjen shumë keq prej nxënësve, se ata po pësojnë keq, për shkak të pastrimit”, deklaroi ai.

Edhe Nadire Buzaku e cila është punëtore teknike në shkollën “Naim Frashëri” shpreh pakanëqësitë e saj me pagesën.

“Jam punëtore e shkollës “Naim Frashëri”, pastruese teknike këtu. Jemi hyrë në grevë për shkak të rrogës, sepse 270 euro nuk po na dalin, me gjithë shpenzimet që i kemi. Kemi kërkuar çdo herë, protesta, greva por nuk ka pas asgjë prej tyre. Edhe kësaj here do të vendosim që me na u rrit pagat edhe neve. Asnjë shtet nuk ka më keq se na”, deklaroi Buzuku.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, Jusuf Azemi ka vizituar edhe punëtorët teknikë të shkollës “Pjetër Bogdani” në kryeqytet.

Tags: GrevaPrishtinepunëtorë teknik
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Ndalohen për 48-orë dy vëllezërit për rastin e vrasjes së 27-vjeçarit në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Përleshja mes familjarëve që përfundoni me një të vrarë -Detaje nga rasti në Prizren

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Shumë qytetarë po i përgjigjen ftesës për dhurim të gjakut

Vdes 81-vjeçari në Prizren pas goditjes nga vetura

Katër të lënduar në një aksident komunikacioni në Pejë

Holanda barazon me Japoninë

Holanda barazon me Japoninë

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

ShBA dhe Irani arrijnë marrëveshje

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

12 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në Misuri

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Përfundon edicioni i 8-të i festivalit “Mitrovica Guitar Days”

Mbi 70% e votave të numëruara, LVV vazhdon të kryesojë

Numërohen mbi 31% e votave me postë, LVV thotë se është afër mandatit të 52-të

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Brazili shpreson në kthimin e Neymarit

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Sulmuesi Ilievski vazhdon me Prishtinën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën