TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrëfimi i ushtarit britanik që shërbeu në Kosovë

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Rrëfimi i ushtarit britanik që shërbeu në Kosovë

Ish ushtari britanik, James Paul Watson ka rrëfyer ekskluzivisht për tëvë1 përvojën e tij gjatë luftës në Kosovë. Ai thotë se ndjehet krenar që së bashku me shokët e tij ndihmuan popullin kosovar që të arrij lirinë.

Për mbi dy dekada shërbeu në ushtrinë britanike, ku u përfshi në misione të ndryshme ushtarake.

Ndonëse ishte vetëm 19 vjeçar, ai morri pjesë ne luftën e fundit në Kosovë.

Pas 25 vitesh, James Paul Watson, ka vendosur të rrëfej për përvojën e tij në Kosovë.

“Kur përmbledh tërë karrierën ushtarake, gjithsej 20 vite e 6 misione operacionale, pika kryesore e kësaj karriere për mua është që arritëm t’i ndihmojmë popullit kosovar të çlirohet. Ne nuk ishim të përgatitur për situatën humanitare në të cilën ishim ngujuar. Mendoj që shumë hulumtues, dhe sipas shifrave të tyre, vetëm në mars të vitit 1999, mbi 500 fshatra shqiptare ishin shkatërruar dhe mbi 1 milionë shqiptarë ishin dëbuar si refugjatë gjatë konfliktit. Personalisht, kur shikoj mbrapa, dhe kam goxha medalje nga shërbimet ushtarake, por kjo këtu është për shërbimin në Kosovë, e ka rëndësinë më të madhe për mua, sepse tjerat me kalimin e kohës, qoftë nga lufta në Irak, a Afganistan, kanë humbur kuptimin, por në zemrën mbetet gjithmonë Kosova, për të mirën që kemi arritur, dhe sot që ajo gëzon lirinë dhe demokracinë”, ka thënë Watson.

Por lufta në Kosovë, britanikun e la me pasoja për shkak të ngjarjeve të tmerrshme që ai i përjetoi.

Ai thotë se nuk mund të besonte se çfarë krime u kryen ndaj popullatës civile shqiptare.

“Pas luftës në Kosovë përjetova stres post-traumatik, dhe kjo ishte si pasojë e humbjeve të jetës njerëzore, të spastrimit etnik, gjymtimin e njerëzve shqiptarë, që e pashë me sytë e mi nga afër, qoftë në morgun e spitalit të Prishtinës, ose gjetjet në varrezat masive. Edhe kur u ktheva nga shërbimi ushtarak vazhdoja të mendoja për popullin shqiptar, isha shumë i brengosur se si ndiheshin shqiptarët pas gjithë asaj se çfarë kishin përjetuar. Me të vërtetë nuk isha i përgatitur për këto tmerre të historisë. Kurrë në jetë time nuk do ta harroj bujarinë e popullit shqiptar, ndonëse nuk kishin mjaftueshëm ushqim për vete, na ofronin neve gjithçka”, është shprehur ai.

James Paul Watson, ka treguar se planifikon që gjatë verës të kthehet sërish në Kosovë së bashku me disa shokë të tij.

Watson u pensionua nga ushtria britanike në vitin 2015, pas lëndimit të shtyllës kurrizore që e pësoi në Afganistan.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Sadiku: Konjufca është djalë i mirë, por bën ‘hajgare’ dhe manipulon

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Pacolli: Jemi të gatshëm për kompromise për presidentin, opozita po dëshiron zgjedhje

Një pjesë e Obliqit dhe disa fshatra pa ujë të pijshëm, kontraktori privat dëmtoi gypin dhe nuk e raportoi

Dëmtohet gypi furnizues në Shkabaj, disa zona do të përballen me reduktime të furnizimit me ujë

Arrestohet një person në Vushtrri, i gjenden mbi 10 gramë marihuanë në veturë

“InfoNata” 16.04.2026

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Bora i jep fund sezonit katastrofik të Prishtinës, arrin për herë të parë në gjysmëfinale të Play-Offit

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Pacolli: Mbrojtja e ujërave dhe shtimi i kapaciteteve është prioritet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën