Minstrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se është duke u organizuar dalja e 63 minatorëve që kanë mbetur në minerën e Trepçës për shkak të një defekti në një pasijes elektrike.
Ajo ka thënë se gjendja e minatorëve është e mirë.
“Ata janë pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundon në orën 23:00. Ekipet teknike po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji. Ndërkohë, po organizohet dalja graduale e minatorëve përmes daljes emergjente. Menaxhmenti është në vendngjarje, ku kanë qenë edhe policia dhe zjarrfikësit”, ka njoftuar Rizvanolli.
Për rastin e bllokimit të minatorëve ka folur për teve1.infot edhe kryetari i Sindikatës së Punëtorëve, Jonuz Ibrahimi.







