TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rizvanolli flet për “kërcënimet” e kryeshefit të Trepçës ndaj minatorëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rizvanolli flet për “kërcënimet” e kryeshefit të Trepçës ndaj minatorëve

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka folur rreth kërcënimeve të mundshme të kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmani, ndaj minatorëve të kësaj ndërmarrje.

Minatorët patën deklaruar se gjatë grevave 1 orëshe kur pagat nuk u dilnin me kohë, kanë pranuar kërcënime nga Abdurrahmani që do t’i dërgojë në Prokurori. Megjithatë, Rizvanolli tha se këto detaje të komunikimit nuk janë aspak pjesë e punës së ministrisë.

“Detajet e komunikimeve nuk janë pjesë e punës tonë apo diçka që ne informohemi, e as nuk janë çështje me të cilën ministria e niveli politik merren. Për çfarëdo ankese, për çfarëdo argumenti që ka të bëjë me menaxhimin e ndërmarrjes, punëtorët e kanë derën e hapur tek menaxhmenti për t’i shprehur ato”, deklaroi Rizvanolli në emisionin “Ditari”.

Si rrjedhojë e kësaj, Rizvanolli vlerësoi që do të ishte më e drejtë në qoftë se minatorët do t’i tregonin haptas shqetësimet e tyre.

“Do të ishte shumë më produktive që kjo kohë e cila është kaluar duke mos punuar, e duke i shkaktuar Trepçës shumë humbje, do të shfrytëzohej në mënyrë shumë më të mirë nëse punëtorët do të flisnin me bordin dhe do t’i tregonin në mënyrë të hapur të gjitha shqetësimet. E nga ana tjetër, do t’i lejonin bordit të merret me trajtimin e këtyre çështjeve”, theksoi tutje Rizvanolli në Tëvë1.

Sot, është dita e shtatë e minatorëve të minierës së “Trepçës” që kanë hyrë në grevë.

Minatorët kanë hyrë në grevë si shenjë proteste për vonesat që po u bëhen në ekzekutimin e pagave.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

Krasniqi: Kosova të mos tërhiqet nga ndryshimi i Ligjit për Specialen, pavarësisht presionit ndërkombëtar

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

SHBA-ja propozon Mikhail Bogachek për ambasador të ri në Kosovë

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Deda: Kosova duhet të diskutojë me Gjermaninë dhe Francën për anëtarësim në KiE dhe statusin e vendit kandidat në BE

“Info Nata”- 10.11.2026

“Info Nata”- 10.11.2026

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Kurti së bashku me bashkëshorten në Pallatin Élysée, Macron i pret në mbrëmjen presidenciale në Paris

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

Parashqevi Simaku rishfaqet pas disa muajsh. Ka një mesazh për shqiptarët

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

​Makineritë serbe përfunduan në industrinë ushtarake ruse pas pushtimit të Ukrainës

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

iPhone-ët e ardhshëm mund të bëhen më të shkurtër, Apple mund të ndryshojë edhe mënyrën e funksionimit të iOS-it

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën