TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rikthimi i ministrit rus në G20 nga SHBA shkakton pakënaqësi në Evropë

by teve1
3 muaj ago
1
A A
Rikthimi i ministrit rus në G20 nga SHBA shkakton pakënaqësi në Evropë

Foto: Reuters

Ministri rus i Financave, Anton Siluanov, bëri një paraqitje surprizë në bisedimet financiare të G20-ës, të organizuara nga Shtetet e Bashkuara në Asheville, Karolinën e Veriut, duke shkaktuar zhgënjim dhe pakënaqësi te zyrtarët evropianë.

Paraqitja e tij të hënën shënon herën e parë që Siluanov, ministër që prej vitit 2011, merr pjesë personalisht në një takim të G20 që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.

Siluanov zhvilloi një takim dypalësh me Sekretarin e Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent. Sipas Ministrisë ruse të Financave, ata diskutuan bashkëpunimin financiar në kuadër të G20-ës, ndërsa një zyrtar amerikan tha se takimi u përqendrua te plani i paqes i Presidentit Donald Trump për Ukrainën.

I pyetur për ftesën ndaj Siluanov, Trump u tha gazetarëve: “Na pëlqen të shkojmë mirë me të gjithë. Një nga arsyet pse jam kaq i suksesshëm është se shkoj mirë me të gjithë.”

Zyrtarët evropianë e kritikuan vendimin. Ministri polak i Financave, Andrzej Domanski, tha se nuk ishte i kënaqur që shihte Moskën të përfaqësuar, megjithëse pranoi të drejtën e organizatorëve të G20 për të ftuar mysafirë, shkruan Al Jazeera.

Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, tha se mirëpritja e Siluanov nga SHBA-ja dërgoi një “sinjal që e konsideroj shqetësues”.

Ai shtoi se Evropa po përgatiste një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë dhe shpresonte në bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin.

Ministrat evropianë dhe bankierët qendrorë kundërshtuan gjithashtu praninë e Siluanov në “foton familjare” tradicionale të G20-ës. Në fund, fotografia u realizua pa ministrin rus.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Dështon samiti global për klimën pas bllokimit në lidhje me lëndët djegëse fosile

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Kurti takohet me Kasamin e Mexhitin, diskutojnë për projektet infrastrukturore që lidhin dy shtetet

Shqipëria rikthen rezervistët

Shqipëria rikthen rezervistët

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Protestë para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë rrugën

Auto Draft

Një amanet që ndryshoi jetën e mbi 100 studentëve

Auto Draft

Erërat e forta ia dëmtuan serat-fermeri nga Lipjani kërkon kompensimin

Auto Draft

Ankohen banorët në Serofc: Nuk ka ardhur askush me na çel derën

Auto Draft

Konsulta falas si formë proteste nga mantelbardhët

Auto Draft

Krasniqit iu mohua takimi me vëllain, kritika ndaj Gjykatës Speciale

Auto Draft

Dita e Alfabetit Shqip, Rama viziton shtëpinë muze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën